A e dini saktësisht se sa shpejt po zgjerohet universi ynë?

  • A.P /
  • 18 November 2024 - 08:07
A e dini saktësisht se sa shpejt po zgjerohet universi ynë?

Teleskopi Hapësinor ‘Hubble’ ka kulmuar një moment historik të ri në punën e tij për të zbuluar se sa shpejt po zgjerohet universi dhe mbështet idenë se diçka e pazakontë po ndodh në universin tonë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo, sipas një deklarate të NASA-s. Vitet e fundit astronomët kanë përdorur teleskopë si Hubble për të kuptuar saktësisht se sa shpejt po zgjerohet universi ynë.

 

Por saktësia e këtyre përmasave ka dëshmuar edhe diçka të pazakontë.

Ekziston një dallim kryesor midis shkallës së zgjerimit të universit rreth nesh, kur krahasohet me vëzhgimet – menjëherë pas Big Bang-ut.
Shkencëtarët nuk janë në gjendje t’i shpjegojnë këtë mospërputhje.

Por kjo sugjeron se po ndodh “diçka e pazakontë” në universin tonë, e cila mund të vijë si rezultat i fizikës së re të panjohur, thotë NASA.

Për 30 vjetët e fundit, Hubble ka mbledhur informacion mbi një sërë “milepost markets” (vendndodhje për të përcaktuar distancën – AP) në hapësirë ​​dhe kohë.
Këto të fundit mund të përdoren për të gjurmuar shkallën e zgjerimit të universit, ndërsa ato largohen prej nesh.

(Kosova Sot Online)