
Lexoni edhe:
Ja sa finalistë do të jenë në finalen e madhe të Big Brother VIP4
Një studim i Universiteti të Bristolit tregoi se pas 250 milionë vjet toka do të dominohet nga një superkontinent i quajtur ‘Pangea Ultima’, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Por studimi thekson se ky ndryshim mund ta kthejë planetin në një mjedis të 'pabanueshëm 'për njerëzit.
Ja sa finalistë do të jenë në finalen e madhe të Big Brother VIP4Lexoni edhe:
Formimi e ‘Pangea Ultima’ është procesi i radhës i planetit Tokës pasi korja e Tokës është në lëvizje të vazhdushme së bashku me pllakat tektonike.
Por ky transformim i Tokës do të jetë ndryshe nga superkontinentet e së kaluarës. Pangea Ultima mund të shkaktojë një katastrofë të vërtetë mjedisore.
Një nga pasojat më të dukshme të formimit të ‘Pangea Ultima’ është distanca e madhe nga oqeanet, të cilat ndihmojnë në rregullimin e klimës. Pa këtë kontribut, brendësia e superkontinentit do të përjetojë rritje dramatike të temperaturave, duke krijuar kushte shumë të ngrohta dhe të padurueshme, që do të ngjajnë me një shkretëtirë të nxehtë dhe mbytëse.
Përplasja e pllakave tektonike që do të ndodhë gjatë krijimit të ‘Pangea Ultima’ do të shkaktojë një aktivitet vullkanik intensiv. Ky aktivitet do të lëshojë sasi të mëdha CO₂ në atmosferë, duke përforcuar efektin e ngrohjes globale dhe duke ndikuar në rritjen e temperaturave dhe ndryshimet e klimës në mbarë botën.
Në një periudhë 250 milionë vjetësh, Dielli do të bëhet rreth 2.5% më i ndritshëm se sa është sot. Kjo rritje e ndriçimit do të kontribuonte më tej në ngrohjen e sipërfaqes së Tokës, duke përkeqësuar kushtet e jetesës për shumicën e specieve, përfshirë njerëzit.
Formimi i ‘Pangea Ultima ‘do të sjellë këto ndryshime drastike në mjedisin e Tokës, duke bërë që të jetë një periudhë shumë e vështirë për jetën siç e njohim.
(Kosova Sot Online)