Dielli ka arritur të prekë pikën minimale të 100 viteve të fundit

  • A.P /
  • 12 April 2025 - 09:02
Dielli ka arritur të prekë pikën minimale të 100 viteve të fundit

Dielli ka arritur të prekë pikën minimale të 100 viteve të fundit. Një cikël diellor zgjat 11 vite, ai aktuali është i 25-ti, që kur ka nisur regjistrimi i njollave diellore në vitin 1755. Ka filluar në 2019-ën dhe zyrtarisht pikën kulmore më të lartë e arriti në fund të 2024-ës.

 

Por, aktiviteti diellor është shumë më kompleks, pasi ai 11-vjeçar ndërthuret dhe me cikle më të gjata, si ai i Gleissberg, që arrijnë deri në 100 vite. Dhe gjatë ciklit të Gleissberg është matur tashmë edhe pika më e ulët e aktivitetit diellor të matur në  100 vitet e fundit.

Sipas ekspertëve, në nisjen e atij pasardhës, mund të verifikohet një intensifikim i aktivitetit diellor, megjithatë ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në këtë fenomen, për të cilin komuniteti shkencor ndërkombëtar nuk është në dakordësi të plotë.

Nga regjistrimet e fundit të realizuara nga satelitet në orbite në zonën Van Allen, e të përpunuara nga agjencia amerikane “Noaa”, mblidhen pjesëza të ngarkuara që mbërrijnë nga era diellore. Nga viti 2022 është vërejtur një ndryshim i dukshëm në dendësinë e tyre.


(Kosova Sot Online)