
Lexoni edhe:
A jeni gati për 'Veshu ndrequ' nga Gjesti?
Një seri tërmetesh të njëpasnjëshme pranë Campi Flegrei, një vullkan i fjetur në jug të Italisë, ka ngritur alarmet në mesin e ekspertëve, të cilët paralajmërojnë për një riaktivizim të mundshëm që mund të ketë pasoja të mëdha globale.
Kjo zonë vullkanike, e njohur për potencialin e saj shkatërrues, është goditur së fundmi nga një tërmet me magnitudë 4.4 ballë – më i fuqishmi në katër dekadat e fundit.
A jeni gati për 'Veshu ndrequ' nga Gjesti?Lexoni edhe:
Sipas Institutit Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), në gjashtë muajt e fundit janë regjistruar mbi 3000 lëkundje sizmike, ndërsa emetimet e gazrave kanë shënuar një rritje të ndjeshme. Këto zhvillime konsiderohen si shenja të qarta se magma mund të jetë duke u ngjitur drejt sipërfaqes.
Studiuesit paralajmërojnë se toka në këtë rajon po kalon nga një fazë përkuljeje në çarje – një tregues alarmant që mund të sinjalizojë një shpërthim të afërt. Nëse ky skenar bëhet realitet, do të ishte shpërthimi i parë i Campi Flegrei që nga viti 1538 dhe do të rrezikonte drejtpërdrejt jetën e mbi 4 milionë banorëve në rajonin e Napolit.
Efektet nuk do të kufizoheshin vetëm në Itali. Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit mund të përballen me ndotje atmosferike, reshje hiri vullkanik dhe pasoja në bujqësi, shëndet publik dhe transport ajror – një situatë që do të përshkallëzohej në një krizë ndërkombëtare.
Kujtojmë se rreth 40,000 vjet më parë, një shpërthim i fuqishëm nga Campi Flegrei shkaktoi një nga katastrofat më të mëdha natyrore në historinë e njerëzimit, duke ndikuar ndjeshëm në klimën globale. Ekspertët po ndjekin situatën me vëmendje, ndërsa autoritetet kanë nisur përgatitjet për çdo skenar të mundshëm.
(Kosova Sot Online)