Legjenda e frikshme e “El Imbunche” – Kil

  • 25 February 2016 - 22:42
Legjenda e frikshme e “El Imbunche” – Kil

Ky mit është i frikshëm për shumë arsye. Së pari, ai përqendrohet te një fëmijë. Një djalë i parëlindur ishte shitur nga prindërit e tij para se t’i bënte nëntë ditë pas lindjes. Fëmija i ishte shitur një pjesëtari të Komitetit qendror, një grupi magjistarësh nga folklori i Kilit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Bebja ishte deformuar duke iu nxjerrë gjymtyrët nga vendi. Dy muaj më pas, bebes ia kishin ndarë gjuhën përgjysmë. Thuhet se magjistarët bënë veprime te bebja, për t’ia mundësuar asaj që ta rrotullonte kokën për 180 shkallë. Pjesa e fundit e transformimit të bebes përfshinte hapjen e një vrime të gjerë nën shpatullën e djathtë të tij, duke ia futur aty dorën dhe duke ia qepur grykën vrimës. Kështu, kjo krijesë ishte përgatitur që të ishte rojë e një shpelle. Ky përbindësh më pas është paraqitur në disa libra.

(Kosova Sot)