Lind bebja e parë pa sëmundje të trashëguar

  • 14 March 2016 - 10:09
Lind bebja e parë pa sëmundje të trashëguar

Një trajtim i ri IVF e ka bërë të mundur parandalimin e trashëgimit të sëmundjes nga prindërit te fëmija.
Lucas Meagu rrezikonte që ta trashëgonte sëmundjen Charcot-Marie-Tooth nga nëna e tij, Carmen, e cila e kishte trashëguar këtë sëmundje nga i ati i saj. Sëmundja e rëndë, e cila mund të shkaktojë dobësi të madhe të muskujve, aktualisht nuk ka ilaç, trasmeton gazeta Kosova Sot Online.
"Për mua rreziku ishte tepër i lartë", thotë Carmen. "Babai im kishte simptoma të rënda dhe, në fund, mbeti i paaftë për të ecur. Kjo sëmundje pati ndikim të madh negativ te ai, meqë i dukej se të gjithë të tjerët e shikonin”. Por, përkundër rrezikut, Lucas ka lindur i shëndoshë pa asnjë shenjë të sëmundjes, falë teknikës së re, e cila izolon embrionet që nuk e përmbajnë gjenetikisht sëmundjen. Kjo metodë e re, e cila më shumë duket si metodë fantastike-shkencore, por që, sikur që thamë, është realitet, ofron shpresa të mëdha për shumë familje që gjenden në situatë të ngjashme.

(Kosova Sot)