A na tregojnë shenjat e lindjes për jetët tona paraprake?

  • 29 March 2016 - 17:29
A na tregojnë shenjat e lindjes për jetët tona paraprake?

Dr. Jim Tucker është duke bërë një studim interesant rreth lidhshmërisë midis shenjave trupore, të lindura dhe jetëve të kaluara

I filluar nga i ndjeri Dr. Ian Stevenson, kërkimi ka të bëjë me qindra raste të dokumentuara të fëmijëve dhe të rriturve, rreth kujtimeve që i kanë nga jetët e tyre paraprake, e të cilat kanë lidhje me shenjat e tyre të lindjes. Ja një rast i tillë:

Gjyshja e një djali të vogël nga Tajlanda bëri një kërkesë të çuditshme derisa ishte në shtratin e vdekjes: “Kur të kthehem, dua që të jem mashkull”. Kur gruaja eventualisht vdiq, reja e saj mori pak ngjyrë të bardhë dhe bëri një vijë të gjerë në shpinën e të ndjerës, duke shpresuar se, kështu, do të mund ta identifikonte në jetën tjetër, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Djali i vogël, i quajtur Cloy, kishte lindur vetëm pak vjet pas vdekjes së gjyshes së tij. Në momentin e lindjes së tij, qartazi dukej një vijë e bardhë në pjesën e pasme të qafës së tij, sikur ndokush ta kishte vizatuar ndokush me dorë.

Kur u rrit mjaft sa për të folur, ai filloi të pretendonte se ishte gjyshja e tij. Bindja e tij u rrit deri në atë masë, saqë ara e orizit, e cila dikur i kishte takuar gjyshes së tij, tani ishte e tija.

Në disa kultura aziatike, ekziston praktika që të vdekurit të shënjohen me hi, apo brumë, në mënyrë që kur të reinkarnohet shpirti, të afërmit të mund ta njohin atë në bazë të shenjës.
Edhe pse shenjat e ndryshme të lindjes, apo edhe deformimet e trupit janë dëshmi më pak të dokumentuara rreth jetës së kaluar, ato lidhen ndonjëherë midis veti. Detajet ende janë tepër kaotike edhe pse rreth 80% të bebeve lindin me ndonjë shenjë, apo mungesë të ngjyrës në disa pjesë të lëkurës. Në disa raste këto shenja zhduken me kalimin e viteve, por në rastet e tjera ato mbesin.

Disa raste të tjera

Ky është njëri ndër shumë rastet që i tregon Dr. Jim Tucker nga Universiteti i Virxhinias, sipas të cilit shenjat e lindura kanë lidhje me jetët e kaluara.

I ndjeri Dr. Ian Stevenson, punën e të cilit është duke  e vazhduar Tucker, kishte hetuar 210 raste të fëmijëve me shenja të lindura, apo me defekte që kishin të bënin me jetën e tyre të kaluar.

Stevenson kishte siguruar një raport postmortem në 49 raste. Plaga dhe shenja e lindur gjendeshin brenda sipërfaqes prej 10 cm katrorë me njëra-tjetrën në trup, në 43% të rasteve dhe shumë prej tyre ishin edhe më afër.

Një djalë i lindur në Indi pa gishta në dorën e tij të djathtë, rikujtonte jetën paraprake, kur ia kishin prerë gishtat, pasi që i kishte lënduar keq me një makineri bujqësore.

Një djalë në Turqi, me veshin e djathtë të deformuar, kujtonte jetën paraprake, kur e kishin goditur me plumb dhe e kishin vrarë në atë anë të kokës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Një djalë me emrin Maha Ram në Indi mund të rikujtonte kur e kishin vrarë në jetën paraprake. Kujtimet e tij ishin aq të detajuara, saqë Stevenson kërkoi dhe gjeti raportin e autopsisë të njeriut, nga i cili ishte reinkarkuar djali, ku shenjat e lindjes së djalit korrespondonin me plagët e atij njeriu, tanimë të vdekur.

Besime popullore që kanë të bëjnë me shenjat e lindjes

Në mbarë botën ka besime të ndryshme në lidhje me shenjat e lindura. Për shembull, në Itali, Spanjë dhe në disa pjesë të botës arabe, si edhe te ne, shenjat e lindjes konsiderohen dëshira të paplotësuara, të cilat nëna i kishte pasur gjatë shtatzënësisë. Gruaja e mbretit Henry VIII, Anne Boleyn, kishte një shenjë të lindjes, e cila sipas besimeve të asaj kohe, lidhej me magji.

Ja disa bindje të tjera të plakave në lidhje me shenjat e lindjes:

Nëse një nënë ha dredhëza, atëherë bebja e saj do të lindë me shenjën e dredhëzës.

Nëse një shtatzënë pi tepër kafe, atëherë bebja e saj do të lindë me shenjë të zbehtë, të kafenjtë.

Nëse një shtatzënë e prekë trupin e saj në të njëjtin vend rregullisht, derisa ecë, atëherë bebja e saj do të lindë me një shenjë në atë vend, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Nëse një shtatzënë sheh një mi, atëherë bebja e saj do të lindë me një shenjë ku rriten qimet.

(Kosova Sot)