Psikoteste - Kosova Sot

Emri nuk është rastësi: Shkronja e parë e emrit zbulon karakterin tuaj

Sipas interpretimit të ekspertëve, emri i askujt nuk është rastësi, por përzgjedhja e emrit nga të afërmit që na identifikon me rritjen, pjesërisht lidhet me karakterin tonë

 

A : Pasi simbolizon fillimin e abetares, shkronja e parë e emrit A konsiderohet si tregues i personalitetit të fortë. Simbolizon individualitetin e fortë që pëlqen të jetojë sipas rregullave të veta, është shumë energjik dhe ka guximin të luftojë për qëllimet e veta. Në dashuri shpesh përcillen me probleme, kështu që kalojnë përmes shumë lidhjeve serioze, e krejt kjo në kërkim të dikujt që do t'i përkrahë në qëllimet e tyre.

 

B: Nëse shkronja e parë e emrit tuaj fillon me shkronjën e dytë të alfabetit B, atëherë gjasat janë shumë të mëdha që ju të jeni shumë temperamentë dhe të tjerët t'ju shohin si një njeri të emocioneve. Jeni të aftë të sakrifikoni për të tjerët, e shpesh e bëni këtë në dëmin tuaj. Kjo shkronjë ndërlidhet edhe me lumturinë - në kuzhinë, seks, alkool... janë njerëz me vlera, por hasin në vështirësi për të gjetur ekuilibrin e jetës. Nuk dashurohen shumë për nga natyra dhe shpesh gjithë jetën e lidhin për një person.

 

C/Ç: Kjo shkronjë fillestare e emrit simbolizon individin që është i ashpër nganjëherë, i sinqertë dhe i ndjeshëm. Marrë parasysh faktin se janë racionalë, janë tipa të shkëlqyeshëm familjarë për të cilët bashkësia është më e rëndësishmja dhe gjëja më e rëndësishme në jetë. Por, ata gjithsesi se mund të kenë një anë negative - nëse dikush i lëndon, bëhen shumë gjakftohtë, të etur për hakmarrje, madje edhe të vrazhdë.

 

D/GJ: Njerëzit që emri u fillon me këto shkronja janë njerëz shumë të ndjeshëm dhe njihen si dashnorë të hatashëm. E mbajnë me fanatizëm fjalën e tyre, e përkundër se njohin shumë njerëz, të rrallë janë ata që i lënë t'ju ofrohen aq sa për t'i lënduar. Janë persona shumë karizmatikë, kanë shumë energji dhe njerëzit pëlqejnë t'i kenë ata në afërsinë e tyre.

 

E : Kjo shkronjë e parë e emrit do të thotë një karakter shumë shoqërues që sidomos e vlerëson miqësinë dhe shoqërimin. Janë shumë të aftë me duart e tyre, pëlqejnë të jenë kreativë dhe të rregullojnë imtësi apo t'i përmirësojnë gjërat. Në dashuri nuk janë njerëzit më besnikë, sepse nuk janë të tillë, e qetësohen vetëm atëherë kur t'i kenë mbushur të dyzetat.

 

F : Kjo shkronjë e parë e emrit fsheh një optimizëm të madh, një njeri të lumtur me jetën dhe dikë i cili në fushat e jetës është i aftë ta dallojë anën e mirë dhe të orientohet në të ardhmen. Shumica prej tyre janë argëtues profesionistë - qofshin komikë apo artistë. Më mirë funksionojnë në shoqëri më të madhe sesa në marrëdhëniet 'një me një' ku dinë të ndihen të lënduar. Në dashuri janë të kujdesshëm dhe të prirë për dashuri platonike.

 

G: Kjo shkronjë e parë e emrit prezanton personin që është i prirë në filozofi, se ka dëshirë të bisedojë dhe të debatojë sipas rregullit të përjetimit në mënyrën e thellë. Ju shkojnë në nerva njerëzit sipërfaqësorë në kërkim të kuptimit të jetës së tyre duke e kërkuar në besim, meditim apo në stilin e jetës. Zakonisht janë elegantë, e në marrëdhëniet njerëzore lehtë u besojnë - prandaj shpesh pikëllohen. Kanë pritje të mëdha nga të tjerët, madje tepër të mëdha. H: Kjo shkronjë e parë e emrin simbolizon fuqinë kreative. Njerëzit që emri u fillon me këtë shkronjë janë shumë të motivuar, pëlqejnë t'i mbajnë gjërat nën kontroll dhe janë të përsosur. Lidhjet në dashuri shpesh iu qëndrojnë në rrugë për te suksesi profesional, sepse ua thithin energjinë. Janë të prirë që të jenë të suksesshëm dhe gjatë jetës bëhen më të fortë se të tjerët.

 

I : Kjo shkronjë e parë e emrit e simbolizon njeriun i cili është i drejtë dhe beson se si gjithnjë pothuajse ka të drejtë. Janë qëllimmirë dhe pëlqejnë që të gjitha gjërat t'i kenë në rend, e nervozohen nga njerëzit të cilët nuk i respektojnë. Kanë një shije dhe stil më ndryshe, pëlqejnë risitë dhe mësimin e gjërave të reja. Në marrëdhënie janë pothuajse të pakompromis - ose dikush u pëlqen dhe u përshtatet ose me ta nuk duan të kenë aspak punë.

 

J : Kjo shkronjë e parë e emrin simbolizon ambicien e njeriut të cilin asgjë nuk do ta ndalojë për të fituar atë që e dëshiron - si në punë po ashtu edhe në dashuri. Janë të sinqertë dhe të drejtë, prandaj edhe kanë shumë armiq, por ata miqtë e vërtetë dinë të vlerësojnë vlerën e tyre dhe nuk ua zënë për të madhe mostaktizimin e tyre. Janë shumë argëtues, më së shpeshti ironikë, e për jetë e kanë rëndësi të gjejnë një partner stabil që u ofron mjaftueshëm vëmendje për të qenë të qetë dhe të lumtur.

 

K: Kjo shkronjë e parë e emrit prezanton ekstremitet dhe pronarët e tij përmes jetës 'kalojnë' nëpër disa role - punëdhënës, joshës e deri te një njeri familjar. Janë shumë persona të fuqishëm dhe shumë emocionalë, të cilët duan të jenë në qendër të vëmendjes, e zakonisht janë edhe shumë romantikë dhe dashnorë me libido të pangopur.

 

L/LL: Këto shkronja të para të emrit simbolizojnë njerëzit që janë shumë energjikë dhe që janë shumë karizmatikë, e jetën e kalojnë në rrethin e tyre dhe i thonë vetes të 'qetësohen' dhe e bëjnë atë që të tjerët nuk e presin. Pëlqejnë të udhëtojnë, t'i zgjerojnë horizontet e tyre, të kërcejnë nga një lidhje në një tjetër dhe t'i ndërrojnë punët. Këtë e bëjnë me lehtësi dhe pa shumë emocione, por vetëm në moshën e vjetër e gjejnë qetësinë në kornizat që vetë i rregullojnë.

 

M: Kjo shkronjë e parë e emrit simbolizon njerëzit që janë të guximshëm, njerëzit që janë të mençur dhe inteligjentë dhe të zotë në punë. Pos kësaj, janë miq shumë besnikë që janë të hatashëm në dhënien këshilla për të tjerët. Mirëpo, kanë një linjë të fshehur prej manipulatorit dhe falë kësaj në mënyrë të lehtë mund të marrin atë që duan. Në martesë janë partnerë të mirë, e si prindër plot me dashuri dhe mirëkuptim.

 

N/NJ: Këto shkronja të para të emrit zakonisht i hasim te njerëzit me aftësi të theksuara në llogaritje, në parashikime dhe në planifikim të gjërave. Janë të shkëlqyeshëm në komunikim, por shkaku i kreativitetit të tyre dhe vizionit që kanë të tjerët shpeshherë i marrin për si persona ekscentrikë. Pëlqejnë të analizojnë sjelljet e të tjerëve dhe kërkojnë domethënien e fshehur, e në dashuri shpesh janë jobesnikë e pastaj mbesin me zemër të thyer.

 

O: Kjo shkronjë e parë e emrit simbolizon shkathtësinë dhe edukimin. Njerëz të shumtë me këtë emër janë poetë e shkrimtarë, profesorë ose në përgjithësi merren me edukim. Kanë vlera të larta morale të cilave u qëndrojnë besnikë, e shpirtin e tyre binjak zakonisht e takojnë në moshë të hershme. Shkaku i qëndrimeve të tyre, lehtë futen në konflikte me të tjerët, por pa marrë parasysh këtë, të tjerët i respektojnë shumë.

 

P: Njerëzit që emri u fillon me këtë shkronjë janë shumë të kthjelltë dhe përplot me talent. Që në moshën e hershme e dëshmojnë se janë të pjekur në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre dhe zakonisht tërhiqen nga partnerët në dashuri që dinë t'i impresionojnë me diçka, përvojë, me pasuri apo me dukje. Pëlqejnë të argëtohen mirë, por dinë paksa edhe të bëjnë dramaticitet, prandaj të afërmit e tyre i përshkruajnë si të 'vështirë'.

 

R: Kjo shkronjë fillestare e emrit mbahet nga ata njerëz që zakonisht janë shumë besnikë, përplot me ndjenja që edhe e dëshmojnë varësinë e tyre ndaj ndjenjave. Por, këtë e bëjnë vetëm me njerëzit e afërt derisa ndaj njerëzve të tjerë do të mbajnë distancë. Nuk janë së tepërmi të shoqëruar, e më së shumti e vlerësojnë qetësinë e tyre dhe kënaqen në përqafimin e partnerit tyre të dashurisë. Në rrafshin profesional i pëlqejnë sfidat, kanë edhe ambicie të mëdha.

 

S/SH: Këto shkronja të para të emrit simbolizojnë personat që rrezatojnë me bukurinë dhe atraktivitetin e tyre. Ata pëlqejnë jetën dhe famën, daljet dhe të jenë në qendër të vëmendjes. Shumica prej tyre përfundojnë si politikanë, aktorë, modelë apo këngëtarë. Gjërat materiale për ta do të thonë shumë, në kuptimin që t'i përjetojnë si faktorë sigurie dhe dëshmi e suksesit.

 

T : Njerëzit të cilëve kjo shkronjë ua zbukuron emrin përshkruhen si persona me karakter hiperaktiv. Ata gjithmonë janë të zënë dhe në mendime të thella, e nganjëherë janë po aq të zënë saqë mezi i ruajnë lidhjet e tyre miqësore dhe të dashurisë. Në moshë të re në rastet më të shpeshta përqendrohen në dashuri dhe secila lidhje e re për ta është fatale, derisa më pas të prirë nga përvoja kërkojnë për gjëra modeste - suksesin në punë dhe krijimin e familjes.

 

U: Njerëzit që shkronja e parë e emrit të tyre fillon me shkronjën "U" zakonisht nuk janë të organizuar, jeta e tyre duket kaotike dhe gjithnjë janë për ngut diku për mos t'u vonuar. Por, nuk është puna se ata nuk mund të jetojnë më ndryshe - porse ata pëlqejnë ta ndjejnë atë ndjenjë presioni që i shtyn përpara. Nuk pëlqejnë të jenë vetë në shoqëri dhe gjithmonë kërkojnë një të tillë, e në dashuri kanë partnerë shumë luajalë që madje nganjëherë për së tepërmi jepen pas një lidhjes.

 

V :Kjo shkronjë e parë e emrit mbahet nga individë që janë me dy këmbët në tokë, janë shumë modestë, praktikë dhe kurrë nuk mbesin 'pa tekst'. Pasi gjinden kaq mirë, ata në jetë kërkojnë qëllime të reja dhe plane për t'ju përkushtuar atyre, e për dallim nga të tjerët, rrallëherë se heqin dorë nga diçka. Dinë të jenë pasivë nëse diçka nuk shkon sipas dëshirës së tyre, e janë adhurues të mëdhenj të shpenzimeve, këtë e kanë hobi. Në dashuri dinë të jenë edhe xheloz, por gjithnjë janë me pasion.

 

Z/ZH: Njerëzit emri i të cilëve u fillon me këto shkronja janë përplot me vetëbesim në të tjerët dhe rrethohen me njerëz sipas përzgjedhjes së tyre. Në shoqëri janë iniciues dhe vetë i nisin gjërat për shumicën e aktiviteteve. Pëlqejnë të jenë në rolin e këshilltarit për të tjerët, e rrallëherë se ndonjëherë vetë kërkojnë këshillë, por në momente tërhiqen brenda vetes. Në dashuri janë besnikë, prandaj edhe lëndohen shpesh. Më pas përvoja i mëson, e në moshë të mesme fitojnë vetëbesim të madh dhe ndjenjë të qetësisë.

Kida me të pasmet 'seksi' (Foto)

2 orë e 20 minuta më parë

Çaji në shërbim të shëndetit

Çaj nga valeriana, për gjumë të mirë Valeriana...

2 orë e 50 minuta më parë

A duhet t’i lani çarçafët menjëherë pas seksit? Ja ç’thotë gjinekologia

Megjithatë, mos u ndjeni keq. Në rezultatet e një sondazhi...

2 orë e 55 minuta më parë