UFO-ja që u incizua në afërsi të aeroplanit

  • A.P /
  • 29 May 2021 - 15:17
UFO-ja që u incizua në afërsi të aeroplanit

Duket që pamjet e çuditshme nga dritarja e ulëses së aeroplanit kanë filluar të shpeshtohen ditëve të fundit. Vetëm në muajin e fundit janë publikuar tri video të ndryshme, që janë xhiruar nga brenda aeroplanit, në të cilat UFO-t shihen teksa i afrohen aeroplanëve, raste të cilat paraprakisht nuk ishin raportuar.

Çka po ndikon që UFO-t të jenë kaq të tërhequr nga aeroplanët? Rasti i fundit ka tërhequr vëmendje të madhe pasi që ka ndodhur në Aeroportin 'JFK' në Nju-Jork, në kohën kur aeroplani po ngrihej. Në videon, që është publikuar nga një person anonim, e që është xhiruar më datë 7 korrik, mund të shihet aeroplani që ngrihet nga aeroporti dhe tejkalohet nga një UFO, që më pas vazhdon të udhëtoj, duke fluturuar mbi aeroplan. Objekti në formë cilindri ka qenë shumë afër për të qenë ndonjë aeroplan tjetër komercial, ndërsa autoritetet kanë raportuar që në atë kohë nuk ka pasur asnjë aeroplan ushtarak në atë zonë.

(Kosova Sot Online)