Lexoni edhe:
Mbretëresha Adelina Ismaili - ikona e stilit dhe bukurisë në trojet shqiptare
PËRBËRËSIT:
• 1/2 kg. groshë, • 100 gr. gjalpë ose vaj, • 2 qepë, • specall, kripë, vegetë • 1 spec djegës, • nane e tharë. Grosha e pastruar dhe e larë është mirë të ulet në mbrëmje. Vala e parë derdhet, pastaj mbushet me ujë të nxehtë dhe vlohet në zjarr të ulët gjersa të zihet mirë, por jo të çahen kokrrat.
Mbretëresha Adelina Ismaili - ikona e stilit dhe bukurisë në trojet shqiptareLexoni edhe:
Qepët grihen imët, fërgohen në yndyrë gjersa të zverdhen dhe të zbuten. Hidhet një lugë e rrafshuar miell, fërgohet pak, 1 lugë specall dhe sa të përzihet 1 herë, shtohet pak lëng groshe, përzihet mirë dhe hidhet mbi groshë. Kriposet, i hidhen mëlmesa të thara, spec djegës dhe në zjarr të ulët vlohet edhe ½ ore. Pak para se të largohet nga zjarri, i hidhet nane e tharë.
(Kosova Sot Online)