Receta e Cekës:Ragu Peshku

  • A.P /
  • 04 December 2020 - 15:00
Receta e Cekës:Ragu Peshku

Qepa dhe hudhrat priten imët, kurse specat pastrohen nga farat dhe priten në pjesë të gjata. Në tigan me yndyrë, fërgohen 3-4 minuta, të mbuluara me kapak. Ndërkohë, peshku pritet në copa të vogla katrore dhe hidhet në enë me 1 gotë ujë dhe mëlmesa. Vlohet në temperaturë të ulët afro 15 minuta. Në masën e qepëve dhe specave, shtohen pureja e domateve, vera dhe së bashku zihen edhe 5 minuta, pastaj hidhet mbi peshk dhe, sa të marrë një valë, largohet nga zjarri. Raguja e nxehtë shërbehet me oriz të zier.

PËRBËRËSIT:

_ 500 gr fileta peshku, _ 1 qepë, _ 2 thelpinj hudhre, _ 2 speca të gjelbër ose të kuq, _ 1 lugë gjalpë, _ 1 lugë vegetë, _ 1 lugë pure domatesh, _ majdanoz, _ borzilok të tharë, _ 1 lugë specall, _ 1/8 lit verë të zezë, kripë.

(Kosova Sot Online)