Receta e Cekës: Patëllxhanë të mbushur

  • E.K /
  • 02 January 2021 - 10:13
Receta e Cekës: Patëllxhanë të mbushur

Përbërësit:

• 1 kg mish viçi,
• 1-1, 5 kg patëllxhanë të vegjël,
• 1 qepë,
• 1 karotë,
• vaj ulliri,
• 2 lugë gjalpë,
• 4 domate,
• disa speca djegës,
• 1/2 tubë majdanoz,
• specall, kripë, piper.

Fërgohet qepa gjersa të zbutet. Hidhet 1 lugë specall, përzihet një herë me lugë, pastaj shtohen mishi i prerë në kubikë të vegjël dhe ½ gotë ujë i nxehtë. Mishi zihet në zjarr të ulët gjersa të zbutet. Shtohen një karotë e kaluar në rende, majdanozi i grirë, kripë, piper dhe vlohet edhe 5 minuta.

Patëllxhanët skuqen nga të gjitha anët në vaj të nxehtë, gjersa të zbuten pak. Priten në mes për së gjati, por jo gjer në fund. Mbushen me yçin e përgatitur. Palosen në tavë, hidhet pak ujë, mbulohet çdo patëllxhan me nga një rreth domateje.

Mbi çdo domate vihet nga pak gjalpë dhe hidhet nga pak vegetë. Sipas dëshirës, aty- këtu vendoset nga një spec djegës dhe ena futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për t’u pjekur gjersa të skuqet në sipërfaqe dhe të trashet lëngu. 

(Kosova Sot Online)