Receta e Cekës - Kadaif

  • A.P /
  • 15 janar 2021 - 14:50
Receta e Cekës - Kadaif

PËRBËRËSIT:

1 kg kadaif me fije të holla,
1/4 arra të grimcuara,
125 gr margarinë. 

SHERBETI: 
 1/2 kg sheqer,
3 gota ujë,
1 sheqer vanileje,
1/2 limoni. 

Nga masa e kadaifit merren me gishtërinj fije kadaifi. Rrafshohen në katrorë afro 7x12 centimetra. Vihen arra të grimcuara dhe mbështillen në role. Radhiten në tepsi të lyer me yndyrë. Mbi çdo role vihet nga pak margarinë. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 180 gradë C (varësisht nga madhësia e roleve), për t’u pjekur gjersa të fillojë një skuqje e lehtë. Ndërkohë zihet sherbeti. Pasi të fillojë të vlojë, zihet edhe 5 minuta në zjarr të ulët. Hidhen copa limoni të prera dhe 1 sheqer vanileje. Vlohet edhe një minutë dhe largohet nga zjarri. Sherbetit të valë i hidhet 1 gotë çaji ujë i ftohtë, në mënyrë që ai mos të sheqeroset. Pasi të ftohet kadaifi, i hidhet sherbeti i vakët. 
Variant: Kadaifi rrafshohet në tepsi të lyer me yndyrë. Mbi vehen copa të vogla gjalpi dhe futet në furrë të nxehtë për t’u pjekur. Sherbeti përgaditet dhe hidhet si më lartë. Nëse dëshirohet kadaif më i butë, hidhet sherbet i vakët në të nxehtë dhe pak më i hollë. 

(Kosova Sot Online)