Can Yaman në një lidhje dashurie!

  • A.P /
  • 13 January 2021 - 15:26
Can Yaman në një lidhje dashurie!

Aktori i njohur me origjinë shqiptare Can Yaman po korr një sukses të madh në fushën e aktrimit, ku është bërë një ndër personazhet më të komentuar në media. Jeta e tij tashmë përbën një kuriozitet për të gjithë dhe së fundmi është aluduar se po përjeton një romancë me gazetaren e njohur italiane. Bëhet fjalë për Diletta Leotta një gazetare sporti dhe kjo mund të jetë arsyeja e udhëtimeve të shpeshta të Can në Itali.

Sipas mediave të huaja thuhet se ata kanë nisur të takohen me njëri-tjetrin shpesh. Ka qenë një gazetare tjetër italiane Anna Pettinelli e cila i ka thelluar me tej dyshimet për një lidhje të mundshme. Gjatë emisionit të saj në radio në RDS ajo shprehet se çifti janë në një lidhje dashurie dhe këtë e ka të konfirmuar nga burime të besueshme, madje ajo tregon se Can dhe Diletta kanë qëndruar në të njëjtin hotel në Romë.

Të dy kanë preferuar të heshtin për këto lajme që qarkullojnë nëpër media dhe deri më tani nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për fansat. 

Image

(Kosova Sot Online)