Lexoni edhe:
Prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar të nxirren për gjykim të pambrojtur nga mafia politike
Përbërësit:
400 gr mish viçi i grirë
2 feta buke të zbutura me ujë
2-3 thelpinj hudhër
1 qepë të grirë
1 vezë
majdanoz
kripë
piper
Për salcën e domateve:
3 domate
1 karotë
1 filxhan bizele (opsionale)
3 thelpinj hudhër
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit e qofteve i përziejmë së bashku në një enë dhe i përpunojmë me dorë. Formoni qofte të vogla rrumbullake.
Në një tigan me 2 lugë uthull kavardisni thelpinjtë e hudhrës, karotat dhe bizelet. Shtoni domatet që më parë i keni përpunuar në blender.
Masën e zieni në nxehtësi mesatare derisa të fillojë të trashet.
Shtoni pastaj qoftet e paskuqura dhe i zieni për 15 minuta duke i kthyer herë pas here anën.
Në fund i shtoni kripë, piper, majdanoz. Mund t'ja shtoni si salcë makaronave ose t'i konsumoni të ngrohta.
(Kosova Sot Online)