Receta e Pepës:Supë me mish viçi dhe perime

  • E.K /
  • 28 October 2021 - 08:46
Receta e Pepës:Supë me mish viçi dhe perime

Përbërësit:

700 g mish viçi,

3 karota,

2 kunguj të vegjël,

1 qepë,

1 patate,

bizele,

2 domate,

makarona supe,

vaj ulliri, kripë, piper

Përgatitja:
Presim mishin në copa të vogla dhe e vendosim të ziej me ujë të bollshëm. Presim qepën në kubik të vegjël dhe e vendosim që të skuqet. Marrim karotën, patatet dhe kungujt dhe i presim në kubik. Pasi të jetë skuqur qepa hedhim karotat, kungujt, pataten dhe bizelet dhe i skuqim të gjitha së bashku. I lejmë të skuqen për 5-6 minuta dhe pastaj hedhim domaten të cilën e kemi prerë më parë në kubik. E përziejmë 2-3 here dhe më pas marrim mishin që ziem dhe e hedhim tek perimet me gjithë lëngun. Hedhim gjithashtu dhe makaronat për supë.

Hedhim piperin, kripën dhe i lemë të ziejnë në zjarr të ngadaltë. E lejmë që të ziejë për rreth 15-20 minuta.

(Kosova Sot Online)