Receta e Pepës: Puding me fara Chia

  • E.K /
  • 05 November 2021 - 08:17
Receta e Pepës: Puding me fara Chia

Përbërësit:

2 lugë gjelle fara Chia

Gjysmë filxhan çaji qumësht bajamesh ose qumështin tuaj të preferuar

1 lugë çaji mjaltë

Luleshtrydhe ose fruta të tjera pylli

Përgatitja:

Merrni enën tuaj të preferuar, mundësisht filxhan ose kavanoz për lëngje frutash dhe mbusheni me qumësht, farat Chia dhe mjaltin.

Lërini së bashku për 2-3 minuta dhe përziejini mirë deri sa të mos kenë mbetur grimca të trasha.

Vendosini enës kapakun dhe mbajeni në frigorifer për të paktën 2 orë.

Më pas, para servirjes shtoni frutat tuaja të preferuara dhe konsumojeni të ftohtë.

Në vend të luleshtrydheve mund të zgjidhni rrush të thatë, arrë kokosi e të tjerë.

(Kosova Sot Online)