Receta e Pepës: Supë krem karrote

  • E.K /
  • 10 November 2021 - 08:30
Receta e Pepës: Supë krem karrote

Përbërësit (për 4-6 persona):

800 gram karrota,1 qepë,1 spec,1 litër ujë,vaj,100 ml qumësht,kripë e pipër sipas dëshirës.

Përgatitja:

Në fillim pastroni karrotat, specin. Grijini më pas sa më hollë. Qepa qërohet dhe grihet gjithashtu imët. Në një tenxhere hidhni vaj, më pas kavërdisim në të qepën e grirë, shtoni perimet, kaurdisini për 2 deri 3 minta, shtojini ujin dhe lereni të ziejë për 15 deri 20 minuta.

Pasi të jenë zjerë hiqini nga zjarri, shtypini perimet njësoj sikur të ishit duke bërë pure. Pasi të jetë formuar një masë homogjene, shtojini qumështin dhe sa të marrë valë supa, hiqeni nga zjarri.

Mund ta servrni me një degë borzilok, apo majdonoz përsipër.

(Kosova Sot Online)