Receta e Pepës:Pulë me rrush dhe shegë

  • G.G /
  • 23 December 2021 - 13:01
Receta e Pepës:Pulë me rrush dhe shegë

Përbërësit për 4 persona:

800 g pulë

2 shegë

2 veshë rrush të bardhë e të zi (ose të kuq)

verë e bardhë

1 limon

vaj ulliri

një lugë gjalpë

piper

fruta dëllenje

kripë

Përgatitja:

Lajeni dhe thajeni mirë pulën. Rrotullojeni në piper te zi dhe fruta dëllenje dhe pastaj marinatë me verë të bardhë, me pak vaj e kripë për gjysmë ore. Mbas kësaj kohe, hidhni gjalpin dhe vajin e ullirit në një tigan dhe skuqini copat e pulës me kapak të mbyllur për rreth 15 minuta. Bashkoni lëngun e një shege të shtrydhur me atë të një limoni, pastaj hidheni mbi pulë. Hidhni sipër sipas dëshirës kokrra rrushi me ngjyra dhe kokrra shege. Shërbejeni të ngrohtë.

(Kosova Sot Online)