Receta e Pepës: Salcë e bardhë (Beshamell sos)
PËRBËRËSIT:
2 lugë gjalpë,
2 lugë miell,
2, 5 dcl qumësht,
2, 5 dcl supë e kthjelltë,
1 fletë dafine,
pak moskat ose piper të bardhë kokërr,
2 kokrra karafili.
Në enë shkrihet gjalpi. I shtohet mielli dhe fërgohet 3 minuta, derisa të shkumojë. Shtohen qumështi i ftohtë dhe afro 2, 5 dcl supë e kthjellët mishi ose supë në të cilën janë zier perimet, sikurse selino, fletë dafine, pak moskat, piper dhe kokrra karafili.
Salca zihet 5 minuta, kullohet dhe vendoset në enë për salcë. Sipas dëshirës mund t’i shtohet një lugë ajkë e holluar me 2 lugë ujë.
(Kosova Sot Online)