Lexoni edhe:
Arben Gashi i LDK-s paralajmëron vjeshtë të nxehtë në Kuvendin e Kosovës, hetim parlamentar për skandalin e vajit dhe grurit
Receta është shumë e thjeshtë:
Përbërësit përzihen për 5 minuta, ndërsa pjekja bëhet në 220 gradë celsius dhe zgjat 15 minuta, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– ½ filxhani qumësht orizi;
– ½ filxhani miell orizi të bardhë;
– ½ filxhani miell orizi integral;
– 1 lugë sheqer;
– 2 lugë vaj;
– 2 lugë të vogla pluhur për ëmbëlsira;
– ½ luge të vogël kripë;
– pemë sipas dëshirës (1 banane apo 2 molla të grira në rende) ose ½ filxhani pure pemësh apo xhem kumbullash, kajsie.
Udhëzim:
Bashkë me pemët me shije neutrale, siç janë mollët dhe bananet, mund të qitni kakao dhe kube çokollate të zezë dhe kështu mund të formoni ‘muffin’-at.
Pas pjekjes, vendosni të ftohen në një bazë rrjete dhe ëmbëlsira është e gatshme për 30 minuta.
(Kosova Sot Online )