Arben Gashi i LDK-s paralajmëron vjeshtë të nxehtë në Kuvendin e Kosovës, hetim parlamentar për skandalin e vajit dhe grurit

  • S.A /
  • 03 August 2023 - 11:07
Arben Gashi i LDK-s paralajmëron vjeshtë të nxehtë në Kuvendin e Kosovës,  hetim parlamentar për skandalin e vajit dhe grurit

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka kërkuar edhe hetim parlamentar për rastin e skandalit të vajit dhe grurit.

“Përveç hetimeve penale që duhet t’i bëjë Prokuroria e Shtetit për këto raste, ne konsiderojmë se është e domosdoshme që të kemi edhe hetim parlamentar për të parë nga afër se sa janë respektuar ligjet dhe procedurat për çështjen e rezervave shtetërore”, tha ai.

Lexo Edhe:

Kardiologët paralajmërojnë: Sëmundjet e zemrës rrisin rrezikun!

Novosella tregon se si Demaçi jetonte vetëm me 90 euro: Hashim Thaçi mori …

Reagimi i plotë:

Keqpërdorimet dhe abuzimet eventuale me rezerva shtetërore, përkatësisht me produkte esenciale, kërkojnë qasje hetimore serioze dhe përmbajtjesore.

Në këtë kontekst, LDK me fillimin e sesionit vjeshtor do të kërkojë që të formohet një Komision Hetimor Parlamentar për të hetuar keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore.

Kështu që, përveç hetimeve penale që duhet t’i bëjë Prokuroria e Shtetit për këto raste, ne konsiderojmë se është e domosdoshme që të kemi edhe hetim parlamentar për të parë nga afër se sa janë respektuar ligjet dhe procedurat për çështjen e rezervave shtetërore.

(Kosova Sot Online )