Receta e Pepës: Paçë me mish pule
PËRBËRËSIT:
Mish pule shtëpie,
supë,
3 lugë miell,
3 vezë,
3 filxhan kos,
kripë, specall,
1 lugë gjalpë.
Pasi të zihet mishi, pjesa e mishit të bardhë largohet nga eshtrat dhe copëtohet në pjesë të vogla. Vezët tunden, shtohen kosi, hudhra e shtypur, mielli dhe tunden vazhdimisht, gjersa të tretet mielli. Kësaj mase i shtohet pak e nga pak supë e vakët mishi, vihet në zjarr dhe, duke e përzier, shtohet nga pak supë, gjersa të fitohet trashësia e qullit.
Derdhet në enë ku do të shërbehet, e mbi vendoset mishi i copëtuar. Veçan shkrihet gjalpi, hidhet një lugë specall dhe sa të shkumojë, derdhet mbi paçe dhe mish. Në disa anë të Kosovës, paçja hidhet mbi petë të pjekura të bakllavasë, të ulura më parë me supë të kthjellët mishi. Pasi të rregullohet me gjalpë si më sipër, tepsia futet në furrë për disa çaste, gjersa të skuqet mishi. Pritet në katrorë dhe shërbehet e nxehtë.
(Kosova Sot Online)