Receta e Pepës: Sallatë perimesh me kuskus
Përbërësit:
1 gotë kus kus
1 qepë të kuqe
250 gram domate
1 kastravec
1 tufë majdanoz
1 avokado
250 gram qiqra
1-2 limona
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 gota ujë të nxehtë
Kripë
nenexhik
Pregaditja:
Në një tenxhere shtoni ujin e nxehtë. Shtoni kripë dhe më pas kus-kusin.I lini për 10 minuta, ndërkohë që prisni perimet në kubikë.I shtoni perimet tek tenxherja dhe i shtoni të gjitha erëzat. Shtoni qiqrat, lëngun e limonit, pak lëkurë limoni, vaj ulliri dhe e përzieni mirë sallatën.Nëse dëshironi mund t’i shtoni më shumë lëng limoni.
(Kosova Sot Online)