Edhe kërpudhat mund të shkaktojnë sëmundjet mendore

  • 31 May 2016 - 20:03
Edhe kërpudhat mund të shkaktojnë sëmundjet mendore

Hulumtuesit amerikanë kanë zbuluar lidhjen midis infeksioneve të shkaktuara nga kërpudha kandidë, shfaqja e skizofrenisë te meshkujt dhe problemeve mendore te femrat. Studimet e publikuara në revista shkencore sugjerojnë se infeksioni me kërpudha mund të ketë pasoja në tru dhe në trup. Ky studim është në faza të hershme, ndërsa që mbetet ende për t’u bërë, raporotn Gazeta Kosova Sot

Shumica e infeksioneve me kërpudha duhet të shërohen në fazën e hershme, e mjekët sugjerojnë se probleme të shtuara duhet pasur për ata persona apo pacientë me probleme aktuale mendore. Kërpudha kandida zakonisht gjendet në zorrët e njeriut. Ajo shkakton të kruara, të skuqura, e është karakteristikë se lehtë bartet nga njëri te tjetri person. Këto infeksione mund të ndalohen nëse hani më pak sheqer.

Ekipi kishte testuar 808 persona, disa prej tyre kishin skizofreni ose çrregullim bipolar, e të tjerët kishin histori të sëmundjeve mendore. Më pas ishin marrë parasysh edhe faktorë tjerë, si mosha, raca, statusi ekonomik, ilaçet… me këtë rast, ata kishin zbuluar se 26 për qind e meshkujve me skizofreni kanë antitrupa në kandidë, që do të thotë se dikur në jetë kishin qenë të infektuar me këtë kërpudhë, në krahasim me 14 për qind të meshkujve që nuk kishin pasur probleme mendore. 

(Kosova Sot)