Pesë ilaçe natyrale që zvogëlojnë trigliceridet në gjak

  • 07 June 2016 - 21:42
Pesë ilaçe natyrale që zvogëlojnë trigliceridet në gjak

Për funksionim optimal të organizmit, nevojitet sasi optimale e triglicerideve , e nëse është i rritur ky nivel, më shumë ka rrezik për probleme të shumta shëndetësore si sëmundjet kardiovaskulare apo pika në tru. Përcaktohuni për ilaçe natyrale dhe ushqim të shëndetshëm, përmes këtyre 5 ushqimeve që e përmirësojnë gjendjen tuaj, e sidomos nivelin e triglicerideve,transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

 

Hudhra

Hudhra është një nga ilaçet më efikase për zvogëlimin e nivelit të triglicerideve. Më së miri do të ishte po ta konsumonit në gjendje të freskët 2-3 thelpinj në lukth të thatë.

Image

Uthulla e mollës

Për rregullimin e nivelit të triglicerideve dhe kolesterolit efikase është edhe uthulla e mollës. Sugjerohet që dy herë në ditë të merrni një gotë ujë, ku është tretur një lugë uthull e mollës, e sipas dëshirës mund të shtoni edhe mjaltë. ky është një ilaç tradicional; kundër sasisë së lartë të triglicerideve.

Image

Specat e kuq djegës

Përveçse gjellës i dhuron shijen djegës, specat e kuq të bluar janë ilaçe natyrale për uljen e nivelit të lartë të triglicerideve dhe kolesterolit. Shtoni 1/2 e lugës piper në një gotë ujë të ngrohtë dhe e pini dy herë në ditë.

Image

Kanella

Kjo erëz popullore është burim i vërtetë i përbërësve shërues. Mu për këtë arsye, pasuroni shujtat tuaja me kanellë dhe shfrytëzoni fuqinë e saj për ta rregulluar nivelin e triglicerideve.

(Kosova Sot)