Hudhra, ilaç natyror

  • 26 July 2016 - 16:53
Hudhra, ilaç natyror

Kur gjatë ditës konsumoni 2-3 thelpinj të hudhrës, atëherë ajo vepron si preventivë kundër TBC-së, dhe u preferohet edhe njerëzve me sëmundje nervore. Konsumimi i hudhrës vetëm me bukë ka efekt diuretik dhe shëron ënjtjet, diarrenë, dhembjen e barkut, etj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kundër kollitjes, jashtëqitjes jo të rregullt dhe për rregullimin e funksionit të lukthit, hahet hudhra e shtypur dhe e përzier me mjaltë. Kundër gurit në qese të urinës duhet pirë sa më shumë ujë, në të cilin është zier, edhe atë 1-3 gota. Kundër shijes së keqe në gojë zihet hudhra në uthull dhe, me këtë uthull bëhet gargara, duke e shpëlarë gojën

5-6 herë në ditë. I kulluar dhe i përzier me vaj, lëngu i freskët i hudhrës shëron zgjebën dhe krastat, pasi që të përdoret 3-4 herë në ditë.

Kur në 1 litër uthull, më së miri të mollës, zihen 2-3 koka të mëdha të hudhrës me 6 lugë mjaltë, atëherë shërohen sëmundjet e gjoksit, shpinës, dhembjen e kokës, etj. pihet çdo 1-2 orë nga një lugë.

(Kosova Sot)