8 ushqimet më të mira për të humbur peshë

  • 28 August 2016 - 17:18
8 ushqimet më të mira për të humbur peshë

Jo, dietistët nuk na thonë të humbim peshë duke ngrënë çokollata. Ka shumë ushqime që mund t’i shtoni në dietën tuaj që ju ndihmojnë të humbni peshë

1. Mishi i pulës, peshkut dhe bathët

Dobia: Femrat që hëngrën 120 gramë proteina në ditë dhe ushtruan rregullisht humbën mesatarisht  12.5 kg gjatë katër muajve —2.7 kg më shumë sesa femrat që ushtruan dhe hëngrën kalori të njëjta nga ushqimi me karbohidrate, sipas një studimi të ri të ‘Journal of Nutrition’.

Si ndihmojnë të humbni peshë: "Trupi duhet të punojë më shumë për t’i tretuar proteinat sesa karbohidratet dhe yndyrat, pra proteinat djegin më shumë kalori  " thotë Xhoi Bauer, dietist i certifikuar dhe bashkë-autor i librit ‘Joy Bauer's Food Cures (Rodale Books)’.

2. Vezët

Dobia: Nisja e ditës me vezë mund të përshpejtojë humbjen e peshës. Vullnetarët që ulën kaloritë duke ngrënë vezë për kafjall, humbën mesatarisht 2.6 kilogramë për tetë javë, kundrejt atyre që humbën 1.6 kg për dietë të ngjashme që për kafjall hëngrën kalori të njëjta por nga kiflet, sipas studimit të ‘Pennington Biomedical Research Center of Louisiana State University System’.

Si ndihmojnë të humbni peshë: Studiuesit akoma s’e dinë përse ndodh kjo, por ata gjetën edhe se njerëzit që hëngrën vezë për kafjall në vend të kifleve konsumojnë më pak kalori gjatë 24 orëve të ardhshme.

3. Vaji i ullirit dhe i avocados

Dobia: Si proteinat, yndyrat rrisin ngopjen, atë ndjenjë të këndshme që na jep sinjal për ta lënë pirunin. Të hani një shujtë me yndyrë të mirë, si me vaj ulliri dhe avokadoje, ju bën të ngopeni.

Si ndihmojnë të humbni peshë: Yndyra bën që të lirohen disa hormone në zorrë që i thonë trurit se keni ngrënë mjaft" thotë Kristinë L. Pelkman, asistente  në ‘State University of New York” në Bufalo.

4. Vera

Dobia: Përveç që i ndihmon zemrës, një gotë verë në ditë ndihmon që një grua me peshë normale të mbajë formën e mirë. Studiuesit në “Brigham and Women's Hospital” në Boston gjetën se pjesëmarrëset që pinë një ose dy gota verë në ditë fituan më pak peshë sesa ato që pinë pije joalkoolike ose ujë mineral.

Si ndihmojnë të humbni peshë: Një hipotezë është se mëlçia e atyre që pinë verë rregullisht e tret alkoolin duke e kthyer energjinë e tepërt në nxehtësi, jo yndyrë.  

5. Supa

Dobia: Studimet kanë treguar se një pjatë supë para shujtës e mban oreksin tuaj nën kontroll. Në një studim të kryer në ‘Pennsylvania State University’, pjesëmarrëset pinë supë me perime me lëng pule, brokoli, patate, lulelakër dhe karota, transmeton gazeta Kosova Sot Online. Ato që nisën drekën me një gjysmë pjate e zvogëluan konsumimin e kalorive për 20%. 

Si ndihmon të humbni peshë: Ndiheni më të ngopur nga relativisht pak kalori.

6. Greipfruti dhe mollët

Dobia: Pemët përbëhen kryesisht nga uji dhe fibrat, ndaj ju ngopin me pak kalori. Në studimin 6 vjeçar  në “Laval Hospital Research Centre” në “Laval University” në Kuebek, personat që rritën konsumimin e frutave—vetëm të krejt frutës, jo lëngut—shtuan më pak peshë sesa ata që hëngrën më pak ose nuk hëngrën fruta fare. 

Si ndihmojnë të humbni peshë: Greipfruiti në veçanti kaherë është rrethuar me mistikën e humbjes së peshës dhe tani ka dëshmi për këtë.   Vullnetarët që hëngrën gjysmë greipfruti ose pinë lëngun e tij tri herë në ditë, para çdo shujte, pas tre muajve humbën mesatarisht 1.8 kg.

7. Drithoret

Dobia: Në një studim në ‘Wayne State University’ në Detroit, personat që hëngrën një tas drithore pa sheqer me qumësht pa yndyrë bile 90 min pas darkës, pas një muaji, kishin humbur mesatarisht 1 kg, kundrejt atyre që   vazhduan me ushqimet e rregullta që grimcohen që kanë shumë më tepër kalori.

Si ndihmojnë të humbni peshë: Nëse doni të grimconi diçka natën,  atëherë drithoret ju ndihmojnë të humbni peshë.

8. Fibrat

Dobia: Personat që u inkurajuan të shtojnë konsumimin e fibrave, por nuk i zvogëluan kaloritë arritën të heqin mesatarisht nga 2 kg për katër muaj.  "Duhet të hamë 20 deri 30 gramë fibra në ditë, por shumica nga ne i hanë gjysmën e tyre" thotë Miriam E. Nelson, drejtoreshë e ‘John Hancock Center for Physical Activity and Nutrition’ në ‘Tufts University’.

Si ndihmojnë të humbni peshë: "Shtimi i fibrave mund të çojë te zvogëlimi i konsumimit të ushqimit në mënyrë spontane ose të nxirren kaloritë nga sistemi i tretjes, ose të dyja" thotë autori i studimit.

(Kosova Sot)