Gabimet më të mëdha që i bëjmë derisa hamë kafjall

  • 31 August 2016 - 23:04
Gabimet më të mëdha që i bëjmë derisa hamë kafjall

P a marrë parasysh se çfarë qëndrimi kini ndaj shujtës së mëngjesit, ai mundet ta përmirësojë shëndetin dhe të ndikojë pozitivisht në belin tuaj. Problemi shfaqet kur zgjedhim "bombat" me kalori plot me sheqer dhe yndyrë që kanë efekt të kundërt, raporton Gazeta Kosova Sot

SHMANGIM PROTEINAT Kafeja me krem dhe ëmbëlsirat janë zgjedhje e shpeshtë nëse shujtën e hani në këmbë, jashtë shtëpisë. Hulumtimet kanë treguar se kafjalli i bazuar në proteina ekuilibron sheqerin në gjak dhe ul sulmet e urisë. Provoni ta filloni ditën me dy vezë të ziera dhe mollë, ose jogurt me farat çia.

E TEPRONI ME LËNGJE Lëngjet e pemëve janë burim i shkëlqyeshëm për vitamina dhe minerale, por nuk është alternativë konsumimi i pemëve. Për krahasim, një portokall mesatar ka rreth 60 kalori, derisa një gotë lëng e portokallit ka dyfish më shumë. Duhet cekur se në lëngje mungojnë edhe disa fibra ushqyese, të cilat i gjeni në pemën e freskët.

SHTONI ËMBËLTUES ARTIFICIALË Nëse diçka nuk ka kalori, nuk do të thotë se nuk ka pasoja negative në trupin tonë. Studimi nga revista "Nature" ka treguar se ëmbëltuesit artificialë mund ta çrregullojnë ekuilibrin e baktereve në lukth që rezultojnë me nevojën e shtuar për fruktozë, në mënyrë që të mbesim të kënaqur. 

(Kosova Sot)