Një lugë me këtë ilaç dhe jeni në botën e ëndrrave

  • 26 September 2016 - 08:14
Një lugë me këtë ilaç dhe jeni në botën e ëndrrave

Gjumi cilësor është shumë i rëndësishëm për shëndetin, e po ashtu edhe për bukurinë. Por, jo gjithmonë na shkon për dore që të zgjohemi të freskët dhe të çlodhur. Në fakt, gjumi i keq shkakton ngadalësim mendor, ngërçe në trup dhe ndjeshmëri të keqe.

Për të shmangur marrjen e ilaçeve të ndryshme për gjumë të rehatshëm, ne ju paraqesim recetën natyrale që ka efekte të hatashme, transmeton gazeta Kosova Sot.

PËRBËRËSIT DHE PËRGATITJA:

1 lugë kripë 5 lugë mjaltë Krejt çfarë duhet të bëni është të përzieni mirë përbërësit dhe t'i futni në një kavanoz prej qelqit dhe ta mbyllni mirë me kapak.

MËNYRA E PËRDORIMIT:

Për çdo mbrëmje, para se të shkoni në shtrat, merrni gjysmë lugë ose 3/4 e lugës me ilaç. Ilaçin e mbani nën gjuhë, e kjo përshpejton metabolizmin. Nëse dëshironi, mund ta shtoni në një gotë me ujë të ngrohtë dhe ta pini si çaj. Kjo përzierje rregullon nivelin e serotoninës dhe melatoninës në organizëm, që siguron gjumë cilësor dhe të rehatshëm.

(Kosova Sot)