Përse duhet të hani një lugë mjaltë të artë në ditë?

  • 23 January 2017 - 13:52
Përse duhet të hani një lugë mjaltë të artë në ditë?

Mjekësia popullore mjaltin e artë e ka cilësuar si antibiotikun më të fortë ndonjëherë, por kjo është vetëm një nga arsyet pse duhet ta provoni këtë përzierje të çuditshme. Emrin "mjalti i artë" e ka marrë në fakt mjalti zakonshëm, në të cilin shtohet kurkumë, që konsiderohet si erëz e artë, shkaku i fuqive shëruese që janë në gjendje të shërojnë sëmundje të ndryshme, nga ftohjet e deri te kanceri, trasmeton gazeta Kosova Sot

Të gjithë dinë për vetitë shëruese të mjaltit, e një kush është që mjalti të jetë cilësor, vendor. Në enë përzieni një lugë kurkumë pluhur me 100 gr mjaltë. Përzierjen mund ta përdorni për parandalim të ftohjes, por edhe për lehtësim të simptomave kur viruset sulmojnë. Masën mund ta shtoni në qumësht ose çaj. Sasia: Nëse ftohja ju ka mposhtur, merrni gjysmë lugë mjaltë të artë në çdo orë ditën e parë të ftohjes merrni nga një lugë në çdo orë, ditën e dytë çdo dy orë gjysmë lugë, e ditën tretë sasinë e njëjtë tre deri katër herë në ditë. Vërejtje: Nëse vuani nga hemofilia, hipertonia, diabeti ose sëmundjet e traktit urinar, para përdorimit, këshilloni mjekun. 

(Kosova Sot)