Gjërat e gabuara, të cila i bëjmë kur jemi të sëmurë

  • 06 July 2015 - 22:50
Gjërat e gabuara, të cila i bëjmë kur jemi të sëmurë

Keni kollë, teshtitje, hundët u janë bllokuar, ju dhemb krejt trupi dhe thjesht jeni të gatshëm të bëni gjithçka që kjo gjendje të kalojë. Jo rrallëherë provojmë që sa më shpejtë të heqin qafe gripin dhe ftohjet, edhe pse në fillim shpeshherë duket se teknika e përdorur ndezi, por në fakt arrihet efekti krejt i kundërt

E teproni me ilaçet kundër ftohjes

Keni marrë ilaçe kundër ftohjes, por edhe pas 15 minutave ndiheni keq? Prandaj, përse të mos e merrni edhe një tjetër ilaç? Njerëzit thjesht nuk e dine kur fillon efektin ilaçi. Shumicës së ilaçeve u nevojiten më shumë se 30 minuta për t’u vërë në lëvizje. Problemi qëndron në faktin se kur njerëzit të jenë të sëmurë janë pa durim, kërkojnë shërim të shpejtë dhe mendojnë se sasia e madhe e ilaçeve do të ndikojë. Mirëpo, kur e teprojmë me ilaçet kundër ftohjes, kjo mund të zhvillojë simptoma të reja dhe ta përkeqësojnë gjendjen paraprake.

Hundës i fryni tepër fort

Kur keni rrjedhje të hundës, disi më e logjikshme ju duket që t’i fryni. Dhe po, keni të drejtë, kjo do t’ju sjellë një lehtësim të përkohshëm, por fryrja e hundëve mundet t’ju sjellë telashe jetëgjata. Nëse u fryni hundëve fort, sekretimi do të mund të depërtonte në sinuse, që mund ta zgjatë procesin e shërimit. Ai sekretim mund t’i ruajë bakteret, do të mund të depërtojë në sinuse dhe të shkaktojë infeksion. Por, nëse kurrsesi nuk mund të duroni, këtë mund ta bëni, por kini kujdes që presioni të mos jetë tepër i fortë.

Gjatë ftohjes apo kur jeni me grip, pini shumë kafe

Ta luani rolin e viktimës dhe të shkoni në punë, kur jeni me grip apo të ftohur nuk është edhe ide e mirë – pos se do të infektoni edhe kolegët e punës edhe shërimi do të marrë më shumë kohë. Kur jeni të sëmurë, gjëja më e mire për ju janë pushimi dhe pini shumë lëngje. Po ashtu, këtë lodhje nuk mund ta shëroni me kafe, duke menduar se kafeja ju dhuron energji. Sasia e tepruar e kafeinës vetëm do ta shkaktojë dehidrimin e organizmit dhe do t’i zgjasë sëmundjet edhe për disa ditë më shumë. E fundit çfarë mund të bëni është sasi e shtuar e kafeinës, që gjithë natën të rrini zgjuar dhe ta duroni ftohjen, gripin dhe rrjedhjen e hundëve.

Pa menduar u qaseni antibiotikëve

Shumica e njerëzve në dollapin, ku ruajnë ilaçet tjera, kanë edhe antibiotikët e tjerë nga koha kur më moti kishin ftohje dhe që në momentin e parë, kur ju kap gripi apo ftohja, u qaseni atyre. Megjithëse antibiotikët janë alternativë e mirë për të mos shkuar te mjeku, kjo nuk është ide edhe aq e mirë, sidomos nëse keni grip apo ftohje, sepse antibiotikët shërojnë infeksionet bakteriale, e jo viruset. Nëse vuani nga infeksioni i sinuseve, atëherë antibiotikët janë ide e mire. Por, përsëri këtu vjen në pyetja doza, sepse duhet të jetë e madhe për ta parandaluar përhapjen bakteriale, kështu që më së miri do të ishte të këshilloheni me mjekun.

(Kosova Sot)