Mbron nga ftohjet dhe shkrin kilogramët: Ja si ta përgatisni lëngun fantastik nga panxhari

  • 24 April 2017 - 14:20
Mbron nga ftohjet dhe shkrin kilogramët: Ja si ta përgatisni lëngun fantastik nga panxhari

P anxhari mbron nga ftohjet, derisa pigmentet e saj shkatërrojnë bakteret dhe viruset. Po ashtu, në panxhar hasim edhe komponentë me proteina, betainë, e cila e forcon mëlçinë dhe nxit shkrirjen e shtresave dhjamore në trup. Një gotë lëng panxhari në ditë, krahas ushqimit, ndihmon të humbni në peshë. Panxhari është i pasur me bakër, krom, zink e selen. Konsumimi i rregullt i panxharit është i dobishëm për flokë, lëkurë dhe thonj, trasmeton gazeta Kosova Sot

Ndihmon edhe te kapsllëku. Nëse panxhari është i butë, mund të qërohet e freskët, dhe t'i shtohet pak lëng limoni dhe disa pika vaj ulliri. Në rastet më të shpeshta zihet prej 20-40 minuta. Pas zierjes, ajo qërohet dhe përgatitet si sallatë, mund ta erëzoni me kripë, piper, rrikë. Në vend të uthullës detyrimisht të përdorni lëng limoni. Vitamina C parandalon që nitratet eventuale me rastin e konsumimit të shndërrohen në nitrosamine kancerogjene. Gjithsecili që dëshiron të mbrohet nga ftohjet ose që tashmë është i sëmurë dhe dëshiron të shërohet sa më shpejt, që është e mundur, do të duhet që për një kohë të konsumojë ¼ e litrës lëng panxhari. 

(Kosova Sot)