A është e shëndetshme të darkoni pas orës 19:00?

  • 24 May 2017 - 20:59
A është e shëndetshme të darkoni pas orës 19:00?

Ekzistojnë shumë informata, kur është koha ideale për darkë, e një nga më të shpeshtat është darka e hershme (në 2 pasdite) ose të anashkalohet, nëse dëshironi të hiqni peshën e tepër. Studimet e tjera tregojnë se darka pas orës 7 në mbrëmje shton rrezikun për sulm në zemër, transmeton gazeta Kosova Sot.

Gjithçka varet nga radhitja e shujtave dhe stilit të jetës. Personi që zgjohet në 5 të mëngjesit, darkën mund ta konsumojë në orën 5 pasdite. Shpeshherë konsumojmë ushqim vetëm se ka ardhur koha e darkës, por ekspertët besojmë se duhet ngrënë vetëm atëherë kur jemi të uritur. Nëse konsumoni shumë ushqim në darkë, trupi më lehtë i tret shujtat e yndyrshme, gjaku shkon në stomak në vend se të qëndrojë në pjesët e tjera të trupit. Nëse në mëngjes ndiheni pa energji dhe të lodhur, fajet i ka darka e fortë. 

(Kosova Sot)