Hani karota për lëkurë të rrezitur

  • 27 July 2017 - 08:34
Hani karota për lëkurë të rrezitur

Po deshët të keni lëkurë të rrezitur e të nxirë, në radhë të parë hani karotë, sepse është e pasur me karotenoide dhe paraqet zgjedhje të mirë të antioksiduesve. Më së miri do të ishte ta hani të papërpunuar. Edhe kajsia është pothuajse identike në mënyrën e veprimit në procesin e nxirjes së shëndetshme, pasi përmban të njëjtat sasi të pigmentit natyral. Në të njëjtin "rang" është edhe spinaqi, sidomos ai i freskët, pasi në gjendje të tillë është shumë i pasur me betakarotinë. Do të ishte mirë që në menynë tuaj të përfshini edhe panxhar dhe pjeshkë, pasi përmbajnë shumë vitamina A, e ai i ndihmon organizmit të prodhojë melaninë dhe shkatërrojë radikalet e lira. Lajmi i mirë është se edhe djathi ju shkon për shtati, pasi është burim i selenit - "mbrojtësit" të lëkurës nga skuqjet nga dielli.

 (Kosova Sot)