DIETA ME SPINAQ - 5 KG MINUS PËR 14 DITË

  • 22 August 2017 - 20:13
DIETA ME SPINAQ - 5 KG MINUS PËR 14 DITË

Tregjet janë përplot me perime të gjelbra, kurse ju shtroni pyetje si të dobësoheni? Perimet me gjethe të gjelbër ngadalësojnë tretjen e yndyrave, e shkaku i përmbajtjes së lartë me fibra mund të mashtrojnë ndjenjën e urisë, theksojnë nutricistët. Edhe kur lukthin e keni gjysmë të zbrazët, ndjeni se jeni të ngopur, që ju ndihmon të hiqni kilogramët shtesë.

Spinaqi ka pak kalori, e shumë ujë, është burim natyral për proteina dhe minerale. Nëse i përmbaheni kësaj diete, për pesë ditë mund të humbni deri 14 kilogramë. Për ta përsëritur dietën, prisni 14 ditë. E HËNË: Kafjalli: 2 vezë të ziera, limonadë të ngrohtë nga gjysmë limoni me mjaltë. Dreka: 150 gr file pule dhe spinaq të zier në ujë të njelmët Zamra: Banane. Darka: Pastë me salcë domatesh dhe sallatë të gjelbër të erëzuar me lëng limoni dhe 1 lugë vaj ulliri. E MARTË: Kafjalli: 2 rriska bukë të thekur dhe limonadë e ngrohtë me mjaltë. Dreka: 150 g file gjeldeti, 1 porcion të madh sallatë të gjelbër dhe qepë të re të erëzuar me vaj ulliri. Zamra: Mollë. Darka: 150 gr peshk të pjekur dhe 50 gr rrepkë. E MËRKURE: Kafjalli: 2 vezë të ziera, limonadë e ngrohtë nga gjysmë limoni me mjaltë. Dreka: 150 gr mish sipas dëshirës, domate dhe sallatë të gjelbër. Zamra: Banane. Darka: 150 gr file skumbri dhe spinaq të zier në ujë të njelmët. E ENJTE: Kafjalli: Bukë të thekur me një shtresë gjalpë, limonadë t ngrohtë nga gjysmë limoni me mjaltë. Dreka: Pasta boloneze, 100 gr rrepkë. Zamra: Dredhëza. Darka: 1 gotë kos me spinaq të zier në ujë të njelmët. E PREMTE: Kafjalli: 2 vezë të ziera, limonadë të ngrohtë me gjysmë limoni me mjaltë. Dreka: 150 gr file pule dhe sallatë nga spinaqi i freskët dhe karota të copëtuara. Zamra: Mollë. Darka: 150 gr file skumbri dhe sallatë të gjelbër të erëzuar me një lugë vaj ulliri dhe lëng limoni. E SHTUNË: Kafjalli: 2 rriska bukë të thekur, limonadë të ngrohtë me gjysmë limoni dhe mjaltë. Dreka: 150 gr mish pule të tymosur dhe spinaq të zier në ujë të njelmët.

Zamra: Dredhëza. Darka: 2 vezë të ziera dhe 100 gr rrepkë. E DIEL: Kafjalli: Bukë të thekur me një shtresë gjalpë, limonadë nga gjysmë limoni dhe mjaltë. Dreka: 150 gr file pule dhe sallatë nga gjethet e spinaqit, sallatë të gjelbër dhe rukolë, të erëzuar me vaj ulliri. Zamra: Banane. Darka: 150 gr file skumbri dhe domate. 

(Kosova Sot)