6 PIJET MË TË MIRA PËR SHKRIRJEN E DHJAMIT

  • 30 October 2017 - 22:18
6 PIJET MË TË MIRA PËR SHKRIRJEN E DHJAMIT
Image

 

LËNGJET E PERIMEVE

 Para shujtave, pini një lëng të freskët të perimeve për ta kënaqur oreksin tuaj dhe për të reduktuar mundësinë e marrjes së kalorive. Perimet kanë shumë vlera ushqyese, sidomos kur nuk zihen. Mund të përgatisni kombinimin tuaj të preferuar (spinaq, selino dhe karota, brokol, etj. ). Po ashtu, përzierjet me perime janë të përsosura për t'i konsumuar midis shujtave sepse ndihmojnë në shmangien e zamrave me sasi të lartë me yndyrë.

Image

 

UJË DHE LIMON

Tashmë e dini se uji është vital për të eliminuar helmet nga trupi. Nëse i shtoni limon, do të jeni në gjendje ta pastroni mëlçinë dhe hiqni yndyrën e akumuluar përreth mëlçisë.

Përbërësit: 1 gotë ujë të ngrohtë (250ml); Lëngun e një limoni.

Përgatitja: Ngrohni ujin derisa e shtrydhni lëngun e limonit. Derdhni ujin në gotën me lëng limoni. Përzieni mirë, dhe pini shpejtë, çdo ditë për një muaj.

Image

 

UJË ARTIÇOKU

 Artiçoku është një nga perimet me fuqinë më të madhe prej një diuretiku që ekziston. Uji i përgatitur nga zierja e kësaj perime është i shëndetshëm e po ashtu me vlerë pasi e pastron mëlçinë prej yndyrës dhe eliminon helmet. Pos se duhet t'i konsumoni, ju rekomandojmë mos ta hidhni as ujin e mbetur pas zierjes. I konsumoni të dyja.

Image

 

ÇAJI I BARDHË QË SHKRIN DHJAMIN

 Vetitë e çajit të gjelbër mirë njihen kur flasim për humbjen në peshë, por nuk duhet anashkaluar as çajin e bardhë. Ky çaj ka fuqinë për shkrirjen e yndyrës, sidomos në abdomen. Po ashtu është çaj i shijshëm që kontribuon në mënyra të ndryshme, redukton edhe koelsterolin. Mund të pini tri gota çaj si ky në ditë. Mund ta ëmbëltoni me mjaltë.

Image

 

 LËNGU I BORONICAVE TË KUQE

Këto kokrra të vogla me ngjyrë të kuqe janë shumë të shëndetshme. Posedojnë përbërës dhe acide që funksionojnë si enzima tretëse për të shkrirë dhjamin dhe yndyrat që grumbullohen në sistemin limfatik. Kjo do të thotë se kanë për detyrë për mbetjet që mëlçia nuk e procedon. Lëngu i boronicave të kuqe është i përsosur për njerëzit me kolesterol të lartë apo diabet sepse përmirësojnë cilësinë e gjakut.

Image

 

ÇAJI I XHENXHEFILIT QË SHKRIN DHJAMIN

Çaji i xhenxhefilit është pije e hatashme për të shkrirë dhjamin. Përbërësit e tij të ngrohtë eliminojnë yndyrën e grumbulluar në bark dhe bel.

Përbërësit: 1 gotë ujë (250ml); ½ e lugës xhenxhefil të bluar (2g).

Përgatitja: E ngrohni ujin dhe kur të ketë vluar e hiqni nga pllaka e nxehtë; Shtoni xhenxhefilin e bluar dhe e lini të qëndrojë për 5 minuta; Mund të shtoni pak mjaltë; E pini menjëherë.

 

 

KANELLË DHE MOLLË

 Ky është një opsion i shëndetshëm që ndihmon njerëzit që duan të humbin në peshë, por edhe për të eliminuar helmet nga trupi. Mund të pini deri një litër në ditë.

Përbërësit: 1 mollë; 1 shkop kanelle; 1 gotë akuj; 2 gota ujë (500ml).

 Përgatitja: Qëroni mollën dhe e preni në rriska të holla; E vendosni në një kavanoz bashkë me shkopin e kanellës; Shtoni akullin dhe ujin; E lini për disa minuta; E pini gjatë ditës.

(Kosova Sot)