HANI FASULE SA MË SHPESH, JA ARSYET

  • 01 November 2017 - 16:25
HANI FASULE SA MË SHPESH, JA ARSYET

Fasulja është një prej ushqimeve më popullore në botë, dhe atë me arsye të mirë. Kjo perime përmban dobi të shumta dhe materie të rëndësishme, që janë kyçe për shëndetin e njeriut dhe në luftën kundër shumë sëmundjeve.

I PASUR ME FIBRA Fasulja është e pasur me fibra që e ulin nivelin e kolesterolit dhe përshpejtojnë proceset e tretjes. Në kombinim me ushqimin e shëndetshëm dhe ushtrimet, kjo mundet të jetë shumë e dobishme, e nëse dëshironi të humbni në peshë, hani fasulen së paku disa herë në javë.

Tretet ngadalë Ky ushqim tretet ngadalë, që do të thotë se ju ofron ndjenjë më të gjatë të të qenët të ngopur, dhe jo shpejt pasi ta keni konsumuar do të keni nevojë për të konsumuar diçka tjetër. Kështu nuk do të konsumoni kalori të tepërta, e me kalimin e kohës do të humbni edhe disa kilogramë shtesë. 

(Kosova Sot)