KY ËSHTË I VETMI ILAÇ KUNDËR KOLLËS QË JU NEVOJITET KËTË DIMËR

  • 04 December 2017 - 19:17
KY ËSHTË I VETMI ILAÇ KUNDËR KOLLËS QË JU NEVOJITET KËTË DIMËR

Me ndryshimin e motit edhe organizmi ynë e humb fuqinë dhe imunitetin, prandaj edhe sëmuremi për pak, prandaj është mirë të përgatitemi për masa parandaluese. Në këto ditë të ftohta para-dimërore, thuajse të gjithë kolliten apo teshtijnë ose kanë hundë të bllokuara. Por, kundër astmës bronkiale dhe ftohjes dhe kundër problemeve me mushkëritë përdoren gjilpërat e pishës. Pasi që keni grumbulluar një kilogram prej tyre, i pastroni dhe i thani. I mbani në një enë të madhe dhe i imtësoni. Shtoni 1 kilogram sheqer në 1 kilogram gjilpëra të pishave. E mbuloni me folie kavanozin e mbushur dhe e lini të qëndrojë për gjashtë javë. Gjatë asaj kohe lirohet një lëng. Mund ta përdorni si mjaltin, lëngu është i pasur me vitamina C dhe karotenoide, prandaj janë preparat kundër kollës në dimër.

(Kosova Sot)