Nutricistët sugjerojnë konsumimin e rregullt të selinos
Selino është perime me shije freskuese dhe me shumë nutriente, e nutricistët sugjerojnë përfshirjen e saj në ushqim, ngase përmirëson shëndetin dhe parandalon shumë komplikime.
BURIM PËR VITAMINA
Selino është e pasur me ujë dhe minerale, sidomos me kalcium, natrium dhe magnez. Po ashtu, përmban shumë vitamina: A, C, E, D, B6, B12 dhe vitamina K. Përmban vajra esenciale, fibra dhe antioksidues, ndihmon edhe në mbrojtjen e zemrës.
PAKËSON INFLAMACIONET
Pasi selino përmban poliacetilen, kjo bimë është një nga më të mirat kundër inflamacioneve. Ky element ndihmon në eliminimin e helmeve dhe shëron sëmundjet si artriti reumatoid, osteoartriti, gihti, astma dhe bronkiti.
QETËSON
Një nga mineralet më të rëndë- sishme që përmban selino është magnezi. Ky mineral mundëson që sistemi nervor të relaksohet, duke hequr stresin dhe duke siguruar një gjumë cilësor.
(Kosova Sot)