Xhenxhefili, i shkëlqyeshëm për shërimin e tumoreve - Shëndetësia - Kosova Sot
Xhenxhefili, i shkëlqyeshëm për shërimin e tumoreve

Xhenxhefili, i shkëlqyeshëm për shërimin e tumoreve

Xhenxhefili është rrënjë që përdoret në gatim dhe përgatitjen e ëmbëlsirave, por edhe për lehtësimin e dhimbjeve shëndetësore. Zbut problemet në tretje, ka efekt kundër baktereve. Por, sipas studimit në Amerikë, është i shkëlqyeshëm edhe për shërimin e kancerit. Shkencëtarët thonë se është më i fortë se kimioterapia dhe shkatërron qelizat e kancerit, për dallim nga kimioterapia që shkatërrojnë ato të shëndetshmet. Theksojnë se falë xhenxhefilit kanë zvogëlua madhësinë e tumori për 54 për qind. Sipas të njëjtit studim, një përbërës në xhenxhefil - "6-shogaol", që shfaqet me tharjen e tij apo zierjen, ishte treguar si i shkëlqyeshëm në shkatërrimin e qelizave të kancerit të gjirit. Në përbërjen e vet tumori ka vetëm 0,2 deri 1 për qind të qelizave amë, por është e vështirë për t'i eliminuar, e janë në gjendje të krijojnë të reja nëse nuk shkatërrohen. Qelizat amë të kancerit janë në gjendje të riprodhohen dhe të shfaqen në vazhdimësi, prandaj edhe nevojitet terapi e fortë. E vetmja mënyrë për ta liruar trupin nga kanceri është të shkatërrohen qelizat amë në tumor. 

(Kosova Sot)

13 orë e 38 minuta më parë
16/12/18