Çfarë i ndodh trupin nëse çdo ditë i hani 5 kërpudha?

  • 19 January 2018 - 21:23
Çfarë i ndodh trupin nëse çdo ditë i hani 5 kërpudha?

Kërpudhat do të ishte mirë t'i hani për çdo ditë. Antioksiduesit që i përmbajnë ndikojnë pozitivisht në organizëm. Edhe porcionet e vogla të kërpudhave, nëse konsumohen përditë, mund të ndikojnë në shëndet. Studimet tregojnë se kërpudhat janë burim për antioksiduesit që në mënyrë të hatashme parandalojnë demencën, sëmundjet e zemrës dhe kancerin. Hulumtuesit nga universiteti shtetëror në Pensilvani kanë analizuar lidhjen midis konsumimit të kërpudhave dhe parandalimin e sëmundjeve kronike te njerëzit. Ata kishin analizuar 13 lloje të kërpudhave dhe kanë konstatuar dy antioksidues të veçantë, "ergotionein" dhe "glutation", që luftojnë efektin e dëmshëm të radikaleve të lira që lidhen me demencën, format e ndryshme të kancerit dhe sëmundjet kardiovaskulare. "Nuk ka dyshim se kërpudhat janë burimi më i mirë për këta dy antioksidues", ka deklaruar Robert Bilman, i cili edhe kishte udhëhequr me studimin. Këta dy antioksidues nxitin grumbullimin e shtresave dhjamore, e forcojnë sistemin imun si dhe neutralizojnë materiet e tjera të dëmshme, helmet që shkaktojnë kancerin.

(Kosova Sot)