Parandalojeni kancerin në zorrë të trashë me vetëm dy përbërës

  • 26 January 2018 - 13:55
Parandalojeni kancerin në zorrë të trashë me vetëm dy përbërës

Shkencëtarët besojnë se si jogurti me borkol është ilaçi çudibërës të cilin duhet përdorur si preventivë në luftën kundër kancerit në zorrë të trashë. Deri te një studim të mahnitshëm si ky dolën shkencëtarët nga Singapori, të cilët theksojnë se si jogurti me brokol vret qelizat e kancerit në zorrë të trashë. Ata në fakt kanë bërë në teste në tumoret e minjve që kishin konsumuar jogurt me brokol dhe kanë konstatuar se si ky kombinim kishte vrarë 75 për qind të qelizave të kancerit. Brokoli përmban substancën kimike sulforafan që përdoret në shkatërrimin e kancerit, derisa jogurti përmban probiotikë, baktere të mira që mbajnë ekuilibrin natyral në lukth dhe në zorrë. Shkaku i një studimit si ky, shkencëtarët besojnë se si jogurti bashkë me brokolin është ilaçi çudibërës, i cili duhet të përdoret si masë parandaluese kundër kancerit në zorrë të trashë. Shkencëtarët po ashtu këtë kombinim e kanë përdorur edhe te minjtë me qeliza të kancerit të gjirit dhe të lukthit, por nuk kishte vepruar ashtu siç kishte vepruar me qelizat e kancerit në zorrë të trashë.

(Kosova Sot)