6 FRUTA QË UA MBAJNË TRUPIN TË HIDRATUAR

  • 04 February 2018 - 08:51
6 FRUTA QË UA MBAJNË TRUPIN TË HIDRATUAR

Megjithëse shalqiri njihet si një nga frutat me më së shumti ujë, për të qenë të hidratuar ju ndihmojnë edhe fruta të tjerë që janë në këtë listë, të cilat ju ndihmojnë t'i luftoni inflamacionet dhe të parandaloni mbajtjen e lëngjeve 

Image

ANANASI

Ananasi është frutë tropikal që është shumë popullor falë efektit të tij prej diuretiku dhe përbërësit kundër inflamacioneve. Është 95 për qind ujë dhe ka pak kalori që promovimin e hidratimit të qelizave, duke përmirësuar edhe procesin e oksigjenimit. Përmban edhe vitamina C, si dhe kalium dhe magnez, që përmirësojnë sistemin imun dhe reduktojnë rrezikun për sëmundje dhe infeksione. 

Image

QERSHITË

Në çdo 100 gramë qershi (rreth 10 të tilla) ofrojnë vetëm 63 kalori dhe janë rreth 85 për qind ujë. Janë ushqim hidratues që parandalojnë plakjen e hershme të qelizave, falë përbërësve si betakarotinë dhe vitamina E. Kanë edhe përbërës kundër inflamacioneve dhe janë ideale për minimizimin e dhimbjeve në nyja. Përmirësojnë edhe punën e mëlçisë, promovojnë eliminimin e mbetjeve për të parandaluar sëmundjet.

Image

SHALQIRI

Rreth 93 për qind e peshës së shalqirit është ujë. Si i tillë, ky fryt sezonal është alternativa më e mirë për ta mbajtur trupin të hidratuar, jo vetëm se kontribuon si lëng, por edhe përmban minerale esenciale. Përmban kalium, magnez dhe hekur, të gjitha këto të domosdoshme për të mbajtur nivelin e elektroliteve në trup. Vitaminat A dhe C përmirësojnë gjendjen e lëkurës dhe reduktojnë dëmtimin e indeve.

Image

KUMBULLAT

Këto fruta njihen mirë për efektin e tyre tretës, pasi përmirësojnë lëvizjet e zorrëve dhe parandalojnë kapsllëkun. Vetitë e tyre vijnë pasi përmbajtja e tyre është 87 për qind ujë dhe kanë fibra neutrale, derisa ka edhe pak kalori, ushqejnë qelizat dhe kujdesen për shëndetin e zorrëve. Posedojnë vitamina dhe minerale që përmirësojnë funksionimin kardiovaskular.

Image

PJEPRI

Pjepri është fryt veror që konsumohet si një ushqim freskues kur vala e të nxehtit mbizotëron. Së pari, është ushqim hidratues pasi përmban më shumë se 86 për qind ujë si dhe ofron fibra dhe antioksidues që mbrojnë qelizat. Preferohet ta konsumoni, pasi rregullon nivelin e elektroliteve në trup, sidomos kur djersiteni shumë. Për më shumë, përmirëson edhe punën e veshkave, duke rritur sekretimin e urinës dhe parandalon infeksionet në veshka.  

Image

PJESHKAT

Njihen mirë se janë të shijshme. Pjeshkat janë hidratuese dhe ushqim i mahnitshëm që ndihmojnë gjallërimin e trupit. Përmbajnë rreth 89 për qind ujë dhe janë burim për vitamina A dhe ato të kompleksit B, karotenoidet dhe polifenolet që i përmbajnë ndihmojnë mbrojtjen e qelizave prej stresit oksidues, parandalojnë dëmtimin e indeve. Kanë përbërës tretës dhe i lehtësojnë nga kapsllëku. Ndihmojnë pastrimin e mëlçisë dhe kanë efekt mbrojtës për lëkurën nga helmet.

(Kosova Sot)