Tretmani i pastrimit të organizmit me oriz

  • 12 February 2018 - 10:08
Tretmani i pastrimit të organizmit me oriz

Stili i jetës moderne, ushqimi i shpejtë, alkooli dhe tymi i duhanit, si dhe mos lëvizja e tepërt ndikojnë në dështimin e organizmit dhe humbjen e energjisë. Materiet e dëmshme në ushqim dhe pije dëmtojnë organizmin, gradualisht duke krijuar helme në organizëm. Shumica e njerëzve ushqehen duke mos menduar se çfarë konsumojnë. Duhet ndërruar rrënjësisht mënyrën e ushqimit dhe shprehitë e dëmshme duke iu kthyer ushqimit të shëndetshëm dhe duke hequr qafe helmet e grumbulluara. Pastrimi i organizmit është më mirë të fillohet me ilaçe shëndetësore, e një mënyrë praktike për një pastrim është orizi. Receta: - Merrni oriz organik, matni po aq lugë sa vite keni. - E pastroni mirë dhe e derdhni në një kavanoz të madh. - Në kavanozin me oriz derdhni ujë të ngrohtë të vluar dhe e vendosni në frigorifer për të qëndruar brenda natës. - Në mëngjes derdhni ujin nga kavanozi dhe merrni një lugë nga atje. - Atë lugë me oriz e zieni në një gotë tjetër me ujë dhe e konsumoni në lukth të thatë dhe atë para orës 7:30 në mëngjes. - Orizin e mbetur në kavanoz e përzieni me ujin e vluar e të ftohur më pas dhe e lini në mëngjes deri në mëngjesin e radhës. - Këtë mënyrë e përsëritni derisa të keni oriz në kavanoz. 

(Kosova Sot)