Keni dhimbje gjoksi pas periodave? Zbuloni arsyet pse ju ndodh

  • 18 February 2018 - 13:31
Keni dhimbje gjoksi pas periodave? Zbuloni arsyet pse ju ndodh

Në qoftë se dhimbja e gjoksit pas ciklit menstrual është diçka që ju ndodh çdo muaj, atëhere nuk ka pse të shqetësoheni. Mjekët këshillojnë vendosjen e një komprese të ngrohtë, përdorimin e recipetave të rehatshme apo marrjen e anti-inflamatorëve si ibuprofen apo advil.

Por në qoftë se dhimbja e gjoksit pas ciklit nuk përsëritet çdo muaj, pra nuk është një simptomë e zakonshme, atëhere është mirë të konsultoheni me një mjek specialist.

Ekzistojnë disa faktorë jo të rrezikshëm që mund të shkaktojnë dhimbjen e gjoksit siç janë niveli i lartë i kafeinës, konsumimi i cigares ose një rritje e nivelit të hormoneve. Në qoftë se keni gjoks të madh dhimbja mund të shkaktohet nga pesha apo nga tërheqja e ligamenteve të gjoksit.

Dhimbja e gjoksit mund të jetë gjithashtu shenjë e një shtatzënie të mundshme. Në qoftë se jeni seksualisht aktive dhe keni dhimbje të papritur të gjoksit, provoni të bëni një test shtatzënie.

Në rast se keni dhimbje gjoksi por me dorë mund t’ju ndodh të dalloni edhe ndonjë masë në të, atëhere duhet t’i drejtoheni patjetër mjekut. Ajo mund të jetë një masë kancerogjene ose një infeksion i mundshëm.

(Kosova Sot)