Artikujt ushqimorë, që yndyrën e konvertojnë në forcë

  • 25 February 2018 - 11:54
Artikujt ushqimorë, që yndyrën e konvertojnë në forcë

Nëse dëshironi të keni muskujt të theksuar, duhet të punoni më shumë.Duhet ta keni të qartë se ushtrimet vetëm nuk mjaftojnë që kjo të ndodhë.Po ashtu, ju nevojitet të përkushtoheni në ushqimin e shëndetshëm.Ushqimi i dobët mundet ta ngadalësojë progresin në këtë drejtim dhe do të keni trup të dobët.Muskujt nuk theksohen nëse keni dhjamin sipër tyre.Në vijim ju sjellim ushqimet që ua mundësojnë të keni trup të fortë, me muskuj dhe të shëndetshëm,transmeton gazeta Kosova Sot.

AVOKADO

Përmban kalium integral për rregullimin e ekuilibrin e ujit për shërimin e muskujve. Përmban yndyra mono të ngopura që ndihmojnë në humbjen në peshë. Ndihmon në tkurrjen e oreksit. Përmban komponent për absorbimin e vitaminave të tretshme dhe mineraleve. Përmban 20 aminoacide, përfshirë vitamina B, E dhe acid folik.

LAKRA JESHILE

Lakra jeshile përmban sasi të madhe me proteina dhe kalcium. Një shujtë me lakër jeshile ofron më shumë se 2 gramë proteina, 1 gram me fibra dhe së paku 7 gramë me karbohidrate. Është e pasur me të gjitha llojet e aminoacideve që trupi ka nevojë për të krijuar proteinat. Lakra jeshile përmban nëntë aminoacide. 

MANAFERRAT

Këto fruta përmbajnë sasi të madhe me fitokemikate që përmirësojnë sistemin imun dhe atë kardiovaskular. Manaferrat posedojnë sasi të madhe me fibra dhe kanë pak sheqer kur i krahasoni me frutat e tjerë. Manaferrat ofrojnë veti shëruese në mënyrën që kanë efekt pozitiv në profilin e lipoideve dhe reduktojnë rrezikun për t'u prekur nga diabeti, tipi 2. Janë të pasura edhe me antioksidues, duke i bërë ushqimet më të mira që luftojnë plakjen e hershme. 

SPINAQI

Spinaqi është i mbushur me vitamina A, B6, C, E dhe K. Përmban minerale si hekur, kalcium, zink, magnez, fosfor, bakër dhe mangan. Spinaqi po ashtu është burim i pasur për fibra dhe proteina. Nitratet e gjetura në spinaq shtojnë prodhimin e proteinave që në shkëmbim ofron forcë. Spinaqi po ashtu është i mirë për funksionimin e trurit, kthjellon mendjen dhe mpreh kujtesën

LAKRA E BRUKSELIT

Lakra e Brukselit është ushqim shumë popullor, pasi janë burim për më shumë se tridhjetë herë i nutrienteve në krahasim me perimet e tjera. Mënyra e fermentimit të lakrës mundëson të jetë sa më bio. Pos lakrës së kuqe, mund të konsumoni edhe brokolin, bizelet, lentet. 

BANANET

Bananet përmbajnë sasi të madhe të kaliumit, duke i shndërruar në një artikull që duhet ta konsumoni para dhe pas ushtrimeve. Sasia e madhe e kaliumit që gjendet në banane ndihmon që të rregulloni të rrahurat e zemrës dhe shtypjen e gjakut. 

(Kosova Sot)