EFEKTI I JASHTËZAKONSHËM I DIETËS SË PRITIKIN-it - Shëndetësia - Kosova Sot
EFEKTI I JASHTËZAKONSHËM I DIETËS SË PRITIKIN-it

EFEKTI I JASHTËZAKONSHËM I DIETËS SË PRITIKIN-it

Dieta vjen nga vitet e pesëdhjeta, e krijuar nga Nathan Pritikin. Më pas djali i tij Robert-i e ka përsosur dhe ia ka shërbyer publikut. Dieta nxit konsumim të karbohidrateve dhe kufizim të mishit të kuq. Është menduar për shëndetin e zemrës, por edhe humbje të peshës. E ul shtypjen e gjakut, kolesterolin, pakëson rrezikun nga sëmundjet e zemrës, diabeti, kanceri i gjirit, zorrës së trashtë dhe në prostatë. Nëse dëshironi të humbni në peshë, hani pemë dhe perime. Shmangini ato të rafinuara dhe me ëmbëltues. 

E HËNË 

Kafjalli: Gjysmë pjekurinë nga mielli integral, gjysmë pjepri, 120 gramë djathë të butë pa yndyrë. Zamra: ½ e gotës lëng perimesh. 

Dreka: 1 rriskë bukë të thekur, integrale, 240 gramë sallatë me salcë pa yndyrë, 1 dardhë. 

Darka: ½ e rriskës bukë integrale, 1/3 e gotës salcë marinari, 100 gr mish pule, ½ e gotës lëng pjeshke dhe portokall me ujë të gazuar.

Zamra: 2 biskota nga orizi i vrugtë, 240 gramë domate.

E MARTË

Kafjalli: ½ e gotës drithëra, gjysmë bananeje, 1 gotë qumësht pa yndyrë Zamra: 1 karotë. 

Dreka: 1 rriskë bukë të zezë, 120 gramë fasule të pjekur, 120 gramë perime të ziera në avull, mollë. 

Darka: 100 gr shkopinj peshku nga skara, 1 patate të pjekur, 2 lugë vaj ulliri, 120 gramë gjizë, 240 gramë brokoli. 

Zamra: 3 gota kokoshka, 240 gramë shkopinj karote dhe patate meksikane, 1 lugë salcë pa yndyrë nga kosi, majoneza, qepa dhe erëzat.

E MËRKURË

Kafjalli: 120 gramë bollgur të zier, 2 lugë rrush, 120 gramë djathë të shkrirë pa yndyrë. Zamra: Gjysmë portokalli. 

Dreka: 240 gramë spinaq, 2 lugë badem, 120 gramë gotë e gjysmë dredhëza, 2 lugë salcë pa yndyrë, 240 gramë spec të gjelbër.

Darka: Gjysmë petulle, 100 gr mish pule të pjekur, 120 gramë koktej me pemë, 120 gramë jogurt.

Zamra: 1 patate të pjekur, 120 gramë brokoli.

E ENJTE 

Kafjalli: Gjysmë pjekurinë nga mielli integral, 2 lugë rrush të thatë, 120 gramë djathë pa yndyrë të shkrirë. Zamra: 1 gotë lëng domatesh me pak kripë. 

Dreka: 1 gotë supë vegjetariane pa yndyrë, 240 gramë sallatë, 1 kivi.

Darka: 1 patate të pjekur, 240 gramë sallatë me perime, 100 gr salmon nga skara, frape nga 1 pjeshkë dhe 1 gotë qumësht pa yndyrë.

Zamra: 3 gota kokoshka, 240 gramë spec të gjelbër.

E PREMTE

Kafjalli: 240 gramë flluska nga mielli integral, gjysmë bananeje, 1 gotë qumësht pa yndyrë. 

Zamra: ½ e gotës lëng domatesh me pak kripë. 

Dreka: 1 petull, 240 gramë perime, ½ e gotës salcë, 480 gramë sallatë e gjelbër, 240 gramë pjepër. 

Darka: 120 gramë oriz të vrugtë, 240 gramë përzierje të brokolit me lakër jeshile, 100 gr lakër jeshile të pjekur me rriska të mollës dhe kanellë Zamra: 1 ëmbëlsirë nga orizi integral, 1 karotë. 

E SHTUNE

Kafjalli: 240 gramë grurë, 1 gotë boronicë, 1 gotë qumësht pa yndyrë. 

Zamra: 120 gramë speca të gjelbër 

Dreka: Sallatë të gjelbër me 15 gr pulë të gatuar, grejpfrut, salcë nga limoni dhe domatet, çips të pjekur nga miell misri, 240 gramë mango.

Darka: 240 gramë makarona nga mielli integral, 90 gr domate dhe domate të vogla, 240 gramë rrush të thatë. Zamra: 60 gr gjevrek nga mielli integral, 1 kërcell selinoje. 

E DIEL Kafjalli: 240 gramë bollgur të zier, 2 lugë rrush të thatë, 1 gotë qumësht pa yndyrë. 

Zamra: 1 gotë lëng selinoje.

Dreka: 1 gotë supë mesdhetare, 100 gr biskota nga gruri integral, 240 gramë ananas. 

Darka: 1 patate të pjekur, 120 gramë rrepkë, 120 gramë bishtajore, 240 gramë sallatë, 1 gotë vaj ulliri, lëng mangoje. Zamra: 1 gotë lëng portokalli, ëmbëlsirë nga orizi me kanellë. 

(Kosova Sot)

9 minuta më parë
12/12/18