Supa alkaline që rregullon thartirën e trupit dhe parandalon 17 sëmundje - Shëndetësia - Kosova Sot
Supa alkaline që rregullon thartirën e trupit dhe parandalon 17 sëmundje

Supa alkaline që rregullon thartirën e trupit dhe parandalon 17 sëmundje

Trupi ynë mund të jetë alkalin ose i thartë. Për të qenë të shëndetshëm, për t'u ndjerë mirë dhe me lehtësi për t'i bërë punët e përditshme, pH-ja jonë do të duhet të jetë neutrale ose pak alkaline, midis 7,3 dhe 7,5. Shkaku i mënyrës së jetë gjithnjë është më e vogël, përkatësisht më i thartë dhe prandaj ndihemi më të lodhur, pa vullnet, të fryrë dhe në përgjithësi keq. Në pakësimin e thartirës ndihmon edhe supa e shëndetshme, të cilën mund ta hani për drekë dhe darkë. Supës t'i shtoni erëza bimore ose fara të lirit, arra, vaj ulliri. Për të qenë më e lehtë për t'u tretur, supën e përfundoni në blender. Zgjidhni perime sezonale dhe në supë shtoni ujin në të cilin keni zier perime. Nevojiten: 950 ml ujë, 1 patate, 1 karotë, 1 rrënjë majdanozi, 1 rrepë të bardhë, 50 g qepë të reja, 160 ml ajkë të thartë, pak kripë. Në enën e madhe vloni ujin. Shtoni perimet që i keni pastruar dhe copëtuar paraprakisht dhe i zieni në zjarr të lehtë për 15 minuta. Shton ajkën dhe kripën sipas shijes. 

(Kosova Sot)

23 orë e 12 minuta më parë
10/12/18