Bëni shumë punë njëkohësisht? Kemi lajme të këqija për ju! - Shëndetësia - Kosova Sot
Bëni shumë punë njëkohësisht? Kemi lajme të këqija për ju!

Bëni shumë punë njëkohësisht? Kemi lajme të këqija për ju!

Truri ynë nuk është krijuar që të kryejë shumë funksione në të njëjtën kohë. Është i dizajnuar në atë mënyrë që të përqendrohet në një punë të caktuar, ndërsa që bombardimi me shumë informacione do ta ngadalësojë punën e tij. Sipas shkencëtarëve, derisa ne mendojmë se po punojmë dhe kryejmë shumë obligime përnjëherësh, ne vetëm sa kalojmë nga njëra te tjetra. Ndryshimi i shpeshtë i detyrave krijon shprehi jo të mira në trurin e njeriut. Kur e bëjmë ndonjë punë të vogël (përgjigjemi në “e-mail”, dërgojmë “SMS”) 'na godet' hormoni dopaminë, i njohur si hormoni i lumturisë. Truri ynë e pëlqen këtë hormon dhe jemi të inkurajuar që midis detyrave të vogla të hedhim edhe detyra të tjera, që ofrojnë lumturi. Kështu futemi në rrethin e pikëllimit, duke menduar se kemi bërë diçka, por që në fakt nuk kemi bërë gjë tjetër, pos ngarkesës së trurit dhe moskryerjes së punëve.

(Kosova Sot) 

13 orë e 35 minuta më parë
13/12/18